Page 38 - Demo
P. 38


                                    Tekstet përshkruese paraqesin të përshkruar në mënyrë sa më të gjallë një njeri, objekt, vend, mjedis, ndërsa tekstet rrëfyese, si rregull, rrëfejnë për një ngjarje të caktuar. Përshkrimi është boshti i tekstit përshkrues, ndërsa në tekstin rrëfyes, përshkrimi është në funksion të ngjarjes që rrëfehet, në mënyrë të tillë që rrëfimi të bëhet më konkret.Kujdes!Forma e tyre jo vetëm është e përkryer, por ajo çka bie në sy është se forma i mjafton mendimit të artistit. Grekët, duke i dhënë trupit një dinjitet të vetin, nuk kërkuan, ashtu si modernët, t’ia nënshtronin atë kohës. Ata interesoheshin për një kraharor që merr mirë frymë, për një shtat të mbështetur mirë në ije, pulpa nervoze që e shtyjnë trupin me shkathtësi; por, ndryshe nga ne, ata nuk shqetësoheshin për gjerësinë e një balli të menduar, për vrenjtjen e vetullave të një shikimi plot me zemërim, për rrudhat e një buze përtallëse. Ata arritën të mbeteshin brenda kufijve të artit të përkryer të statujave, që i lë sytë pa bebëza dhe kokën pa shprehje, që parapëlqen personazhet e qeta ose të zëna me ndonjë veprim të vogël apo pa rëndësi, që zakonisht përdor një ngjyrë të njëtrajtshme, atë të bronzit apo të mermerit, që ia lë pikturës zbukurimin piktorik, që ia lë letërsisë interesin dramatik dhe që, i prangosur, por i fisnikëruar nga natyra e lëndëve të tij dhe nga ngushtësia e sundimit të vet, shmang paraqitjen e hollësive, të fizionomisë, të rastësive e të shqetësimeve të brendshme, për të çliruar formën e pastër dhe abstrakte, dhe për ta lejuar që në altarët e tij të shkëlqejë dëlirësia e palëvizshme e portreteve paqësore dhe mbretërore, ku lloji njerëzor sheh heronjtë dhe hyjnitë.(H. A. Taine, “Filozofia e artit”)3 Cila është tema kryesore e tekstit?4 Cilët janë njerëzit që përmenden në tekst? Cilës kohë dhe cilit vend i përkasin ata?5 Nënvizoni foljet në tekst dhe tregoni se në çfarë kohe janë ato?6 Gjeni fjali të përbëra që shërbejnë për të përshkruar dhe për të dhënë detaje. Vëreni se si ndërkallet përshkrimi në këto fjali. 7 Teksti i mësipërm ka strukturë të thjeshtë apo të ndërlikuar? Argumentoni përgjigjen tuaj, duke iu referuar rendit kronologjik të rrëfimit.8 Përmblidhni 5-10 cilësi karakteristike të formës së përsosur trupore, sipas tekstit.9 Rishkruajeni fjalinë e fundit të tekstit, duke e ndarë në sa më shumë fjali.10 Përgjigjuni pyetjes në fillim të tekstit: A është skulptori në gjendje të gdhendë statujën e përsosur të trupit njerëzor? Çfarë do t’i duhet atij të bëjë për t’iu përafruar formës së përkryer trupore?11 Gjeni një tekst rrëfyes joletrar dhe bëni hartën e strukturës së tekstit, sipas modelit të dhënë.Koha: Antikitet Vendi: Greqia e LashtëPersonazhet: skulptorët; njerëzit e thjeshtëZgjidhja: Arritja e formës së përkryer trupore nga njerëzit dhe arritja e formës së përkryer artistike nga skulptorët. Ngjarjet:- Vallet e shenjta- Qartësohet koncepti i së bukurës së trupitHyrja (Parashtrimi):Njohja e mirë e trupit të njeriut Konflikti/ Synimi:Arritja e formës së përkryer36
                                
   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42