Page 39 - Demo
P. 39
TË LEXUARIT Kronika është tekst rrëfyes ku rrëfehen fakte dhe ngjarje të jetës së përditshme, ose historike, të cilat renditen në mënyrë kronologjike.Kronika duhet të jetë sa më e shkurtër që të jetë e mundur. Ajo ka një strukturë të thjeshtë, të qartë e të pandërlikuar. Në kronikë, lexuesit i duhen dhënë të gjitha të dhënat e nevojshme për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë.Zakonisht të dhënat që duhet të përfshihen u përgjigjen pyetjeve:Kush? Personi/personat e përfshirë në ngjarjen që rrëfen kronika.Çfarë? Fakti/ngjarja që rrëfehet.Kur? Koha kur ka ndodhur ngjarja.Ku? Vendi ku është zhvilluar/po zhvillohet ngjarja.Përse? Shpjegimi/komenti i ngjarjes.Si? Mënyra si ka ndodhur ngjarja.Shkruesi i kronikës duhet të jetë objektiv dhe i paanshëm, kur rrëfen dhe vlerëson ngjarjen, si dhe t’i dallojë qartë faktet nga opinionet. Për të rrëfyer në mënyrë objektive, rrëfimi realizohet në vetën e tretë. Ditari është një lloj tjetër teksti rrëfyes. Rrëfimi përgjithësisht realizohet në vetë të parë. Ditari ka karakteristikat strukturore të teksteve rrëfyese dhe mund të ketë strukturë të thjeshtë, në rastet kur ndodhitë e përditshmërisë rrëfehen në rend kronologjik, ose strukturë të ndërlikuar, kur rrëfehen disa ngjarje paralelisht, apo një ngjarje brenda një tjetre. Rrëfimi është tërësisht subjektiv dhe përgjithësisht realizohet në vetën e parë njëjës. Gjuha e përdorur i ngjan ligjërimit bisedor, si për nga formulimet ashtu edhe nga pasuria e shprehjes. Duke qenë se ditari shërben si një lloj “kronike” e ditës, rrëfimi realizohet përgjithësisht përmes foljeve në të kryerën, në të kryerën e thjeshtë, në të tashmen, por edhe në të ardhmen. Për t’i vendosur në kohë ngjarjet e rrëfyera, kanë fjalë ose shprehje lidhëse që tregojnë kohën. TEKNIKAT E SHKRIMIT TË KRONIKËS, DITARIT, BIOGRAFISË DHE AUTOBIOGRAFISËTekstet rrëfyese përbëhen nga një larmi tekstesh, si artikujt e gazetave, mbresat e një udhëtimi, udhëpërshkrimi, intervista, kronika, ditari, autobiografia dhe biografia.37

