Page 40 - Demo
P. 40
Kur shkruhet një ditar, rrëfehen me hollësi çaste e ndodhi të rëndësishme të jetës së shkruesit, me qëllim ruajtjen e tyre. BiografiaNdër biografitë më të lashta që njihen, janë gdhendjet dhe mbishkrimet rrëfyese të gjetura në varret dhe tempujt e Egjiptit të lashtë (rreth viteve 1300 pr.K.). Ato janë tekste ku përshkruhen lavditë e bëmat e mbretërve. Ndërsa, jetëshkrime të njerëzve të thjeshtë, së pari janë gjetur në Dialogët e Platonit (shek. IV pr.K.).Qëllimi i biografisë është të rrëfejë jetën dhe veprimtarinë e një njeriu, të njohur ose jo, duke u ndalur te ngjarjet më të rëndësishme, të cilat rrëfehen përgjithësisht sipas një rendi kronologjik. Në këto raste, struktura e biografisë është strukturë e thjeshtë. Por mund të ketë edhe raste të tjera kur ajo është e ndërlikuar, sidomos kur ka strukturë rrethore (që parakupton se rrëfimi i ngjarjeve nis dhe përfundon në të njëjtën pikë).Biografia rrëfehet në vetën e tretë. Përdoren përgjithësisht kohët e së shkuarës, por edhe e tashmja me kuptimin e së shkuarës. Përdoren data që lidhen me ngjarje të caktuara.Përmban shumë fjalë dhe shprehje lidhëse për të ndërthurur idetë dhe për ta bërë rrëfimin më koherent, pa i paraqitur ngjarjet thjesht si listë faktesh. Autobiografia është rrëfimi i dikujt për jetën e tij. Si të gjitha tekstet rrëfyese, autobiografia duhet të strukturohet mirë dhe të rrëfehet në mënyrë sa më interesante, për të mos humbur interesin e lexuesit. Autobiografia ndalet te vendi/vendet që janë të rëndësishme për shkruesin, te njerëzit që kanë patur rëndësi dhe kanë shënjuar jetën e autorit, te ngjarjet dhe përvojat më domethënëse. Sa i takon stilit, ka shumë mënyra për ta rrëfyer një autobiografi. Si rregull, rrëfehet në vetën e parë, por ndodh që autori t’i referohet vetes së tij me vetën e tretë (ai/ajo).Rrëfimtari mund të paraqitet si i gjithëdijshëm ose jo, duke mos e përshpejtuar rrëfimin e disa ngjarjeve të caktuara.Ndër temat që ngërthen një autobiografi, mund të jenë: familja, dashuria, aventurat, arritjet, puna, udhëtimet etj. Për ta bërë autobiografinë më të lexueshme, shkruesi duhet të përdorë një prej këtyre temave si bosht dhe të rrëfejë, duke e përdorur atë si fillin me të cilin lidhen pjesë të ndryshme të jetëshkrimit.Siç ndodh edhe me llojet e tjera të teksteve rrëfyese, autobiografia është e pasur me përshkrime të hollësishme, që shërbejnë për t’i bërë më të qarta e më të prekshme situatat e personazhet që përshkruhen. NASHO JORGAQI38

