Page 41 - Demo
P. 41
1 Si mendoni, ditari është tekst rrëfyes letrar apo joletrar? Argumentoni përgjigjen tuaj.2 A mund të ketë ditari një strukturë të ndërlikuar ciklike? Po strukturë të ndërlikuar rrethore?3 Për cilin tekst rrëfyes është më pak i rëndësishëm rendi kronologjik: për kronikën, ditarin, biografinë apo autobiografinë? 4 Gjeni në shtypin e shkruar një kronikë lajmi dhe analizoni strukturën e saj. Cilat janë përgjigjet e dhëna për pyetjet: si, çfarë, kur, ku, përse, kush?5 Lexoni tekstin e mëposhtëm rrëfyes dhe përcaktoni nëse fragmenti i përket një ditari, një biografie apo një autobiografie. Argumentoni përgjigjen duke u kushtuar rëndësi veçorive gjuhësore të tekstit. Nga mesi i shtatorit erdhi çasti të cilit kisha kohë që i druhesha: vajza jonë Çelsi, do të transferohej në Kaliforni për të filluar vitin e saj të parë në universitet. Për të qetësuar ankthin tim për këtë pjesë të ëmbël dhe të hidhur të jetës, kalova javë të tëra duke bërë listat e të gjitha gjërave që do t’i nevojiteshin me vete në shkollë. Shkuam e blemë një pluhurthithëse, një hekur rrobash, letër ngjitëse për të veshur sirtarët dhe një numër artikujsh që vetëm një nënë mund t’i mendojë si të domosdoshëm për jetën në konvikt. Shpresonim që mbërritja e Çelsit në qytetin universitar, të kalonte pa bujë. Administrata e Stendfordit u tregua shumë e ndjeshme ndaj shqetësimeve tona për jetën e saj private dhe e kishte zgjidhur çështjen e sigurisë me shërbimin e fshehtë, që do t’i lejonte Çelsit ta jetonte përvojën e kolegjit në mënyrë sa më normale. Edhe pse do të kishte mbrojtje njëzetekatërorëshe, gjithçka do të bëhej pa tërhequr vëmendjen, për të mirën e Çelsit dhe të universitetit. Agjentët me moshë të re që do të caktoheshin në grupin e saj, do të dukeshin dhe do të visheshin si studentë dhe do të sistemoheshin në qetësi në një dhomë konvikti ngjitur me atë të Çelsit. Unë, Billi dhe Çelsi mbërritëm në Palo Alto në një ditë të mrekullueshme vjeshte. Sipas një kërkese, kishim pranuar një mundësi për t’u fotografuar gjatë ditës sonë të parë në qytetin universitar, për të kënaqur afro dyqind gazetarët e ardhur nga e gjithë bota, të cilët kërkonin fotografi dhe komente për mbërritjen e Çelsit.U drejtuam për nga godina trekatëshe prej betoni, që do të ishte vendbanimi i Çelsit larg shtëpisë. Blerjet dhe përgatitja e valixheve në çastin e fundit më kishin dërrmuar dhe, siç ndodh rëndom me shumë nëna, më kapi ankthi sapo vura këmbën në konvikt. Dhoma e Çelsit, që do ta ndante me një vajzë tjetër, mezi nxinte një shtrat marinari, dy tavolina dhe dy sirtarë. Unë iu përvesha punës, duke ardhur vërdallë teksa përpiqesha më kot të sistemoja plaçkat e Çelsit, duke ndarë hapësirën e dollapit, duke sistemuar çarçafët dhe peshqirët, duke matur dhe prerë letrën ngjitëse për të shtruar sirtarët. Ndërkohë Billi, si pjesa më e madhe e baballarëve, qysh kur kishte shkelur në qytetin universitar, dukej sikur lëvizte ngadalë, i hipnotizuar. Kishte ngulur këmbë që t’i mbante vetë bagazhet e Çelsit dhe pastaj, filloi të rrekej me shtratin dykatësh që Çelsi dhe shoqja e saj e dhomës do ta kishin së bashku. Pasi kishte ardhur në përfundimin se shtrati në fillim duhej kthyer së prapthi, Billi e mbaroi detyrën dhe pastaj u tërhoq te dritarja, ku qëndroi duke parë jashtë me pamje të zymtë. Kur erdhi koha që të gjithë prindërit të largoheshin, e kuptova se baballarët nuk e kishin përgatitjen e duhur për t’u larguar. – Ç’do të thotë “është koha për të ikur?” – pyeti Billi. – Vërtet duhet të ikim tani? – Ai kishte pamjen e njeriut të mbetur shkretan. – A s’mund të kthehemi pas darke? H. Klinton Cila është tema kryesore e fragmentit të mësipërm.Nënvizoni në tekst fjalët lidhëse dhe thoni çfarë roli luajnë ato në rrëfim. Cilat janë ato fjalë që përdoren për të treguar gjendjen shpirtërore të rrëfimtares?USHTRIME39

