Page 42 - Demo
P. 42
TË LEXUARITEqrem ÇabejEqrem Çabej është një ndër përfaqësuesit më të shquar të gjuhësisë shqiptare. Lindi më 7 gusht 1908. Mësimet e para i mori në Gjirokastër. Atje ai mbaroi më 1921 shkollën qytetëse me përfundime të shkëlqyera. Pas mbarimit të kësaj shkolle, fitoi të drejtën e një burse të dhënë nga Prefektura e atëhershme e Gjirokastrës, për të vazhduar studimet e mesme dhe të larta në Austri. Para se të hynte në ndonjë shkollë, iu desh të qëndronte një vit pranë familjes Reinmyler, në Seint Pëlten afër Vjenës, për të mësuar gjermanishten. Rasti e solli që të binte në një familje të kulturuar dhe dashamirëse, që u kujdes për të si ta kishte birin e vet. Gjatë qëndrimit pranë kësaj familjeje, ai punoi shumë për ta përvetësuar sa më shpejt gjermanishten. Të gjithëve iu la përshtypje shumë të mira, jo vetëm me zellin e madh, por edhe me sjelljen shembullore. Dëshira për t’u bërë sa më i vlefshëm për atdheun, e nxiti atë që, pas një viti qëndrimi në Seint Pëlten, vitin tjetër të merrte njëherësh dy klasa të gjimnazit, që e mbaroi shkëlqyeshëm në vitin 1926 në Klagenfurt të Austrisë. Dhe këtu fillon faza kritike për të ardhmen e këtij të riu të talentuar. I ati, një gjykatës i diplomuar në Stamboll, i nisur nga dëshira që i biri të kishte një të ardhme të sigurt, e këshilloi të vazhdonte universitetin për mjekësi. Por i biri kishte tjetër dëshirë e tjetër mendim. Ai donte të bëhej gjuhëtar. “Gjuhësia është për pasanikët, - i tha i ati prerazi, - kurse neve na duhet një zanat që të na sigurojë jetën”. Atëherë djali, “i bindur”, u regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit të Romës. Por këtu ai më fort shkonte të studionte vepra gjuhësore e letrare nëpër bibliotekat romane. Në këto rrethana, babai i urtë e la të lirë të birin të bënte ashtu si donte vetë, por jo pa i thënë: “Paç vetën në qafë, o bir!”. Pra, faza vendimtare për të ardhmen e të riut Çabej nis atëherë kur ai fitoi “lirinë” për të ndjekur degën që i pëlqente. Në vitin akademik 1927-1928 u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Gracit, ku ndoqi studimet për dy gjashtëmujorë (semestra). Pastaj studimet i vazhdoi në Universitetin e Vjenës. Dega e gjuhësisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Vjenës kishte një traditë të vyer. Në kohën që u regjistrua Çabej, në atë universitet punonin, ndër të tjerë, indoevropianisti dhe grecisti i njohur P. Kreçmer (1866-1956), albanologu i dëgjuar Norbert Jokl (1877-1942), arkeologu dhe historiani i njohur Karl Paç (1865-1945) etj. Norbert Jokli, duke e çmuar talentin e studentit të ri shqiptar, e mbajti afër atë dhe kështu u zhvillua midis tyre një miqësi e ngushtë dhe një bashkëpunim i frytshëm, që ndihmoi aq shumë për ta përudhur Çabejn e ri në studimin e thelluar ANALIZË TEKSTI RRËFYESBiografia e gjuhëtarit Eqrem Çabej40

