Page 43 - Demo
P. 43
shkencor, kur ishte ende student. Në përputhje me kërkesën e Universitetit të Vjenës që, për ta marrë diplomën me gradën e doktorit, në profilin përkatës studenti duhej të mbaronte një disertacion, diplomanti E. Çabej zgjodhi për këtë qëllim temën “Studime italo-shqiptare (Italoalbanische Studien)”. Pas mbarimit me sukses të studimeve universitare, 25-vjeçari Eqrem Çabej u kthye përfundimisht në Shqipëri, me diplomën e Universitetit të Vjenës në xhep dhe me dëshirën e zjarrtë për t’i vënë dituritë dhe energjitë e tij në shërbim të atdheut. Në këto rrethana u kthye i diplomuari i Universitetit të Vjenës në Tiranë, ku u mor vendimi për ta emëruar nëndrejtor të konviktit “Malet tona”, pranë gjimnazit të Shkodrës, me të drejtën për të dhënë edhe orë mësimi në atë shkollë. Në këtë gjimnaz, Çabej zhvilloi lëndën e letërsisë shqipe. Por, siç del edhe nga teksti “Elemente të gjuhës e të literaturës shqipe” (për shkolla të mesme), botuar prej tij më 1936, në orët e mësimit ai jepte edhe njohuri për gjuhën shqipe dhe folklorin shqiptar.Në vitin shkollor 1935-1936, Çabej u transferua në shkollën Normale të Elbasanit, ku qëndroi vetëm një vit. Gjatë vjetëve 1938-1939 e gjejmë përsëri arsimtar, kësaj radhe në Gjirokastër, ku vazhdoi të jepte mësimin e letërsisë të bashkërenduar me elemente të gjuhës shqipe. Në vitin 1940, ministri i Arsimit, Ernest Koliqi e dërgon pranë Akademisë së Shkencave në Romë, për të punuar për Atlasin Gjuhësor Shqiptar.Pas Çlirimit të Shqipërisë dhe rikthimit në vend, Çabej filloi të mbajë ligjërata nga lëndët linguistikë dhe albanologji në Shkollën e Lartë të Tiranës, qysh më 1946. Ai vazhdoi punën pedagogjike edhe më pas, në Institutin Pedagogjik katërvjeçar dhe sidomos në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, që u ngrit mbi bazën e Institutit katërvjeçar në kuadrin e Universitetit të Tiranës, që u krijua në vitin 1957. Këtu ai zhvilloi për shumë vjet lëndën Hyrje në historinë e gjuhës shqipe dhe Fonetika historike e shqipes, për të cilën hartoi edhe tekstin përkatës.Në veprimtarinë gjysmëshekullore të Çabejt, vendin kryesor e zë pa dyshim prodhimtaria e tij e pasur shkencore, e cila mund të ndahet në dy faza kryesore: faza e parë vazhdon deri në prag të Çlirimit të Shqipërisë dhe faza e dytë nis pas vitit 1945. Veprimtaria e tij shkencore gjatë këtyre dy fazave është e kushtëzuar jo vetëm nga interesat e tij shkencore, por edhe nga punët që ishte ngarkuar të kryente. Sidoqoftë në fazën e parë ai është marrë edhe me studime thjesht shkencore, edhe me botime të nevojshme për shkollën e mesme. Në prodhimtarinë e tij të asaj faze, bie në sy një interesim i madh jo vetëm për gjuhësinë, por edhe për folklorin e letërsinë artistike. Veprimtaria shkencore e Çabejt mori një zhvillim shumë të madh, kur ai punonte pranë ish-Institutit të Shkencave e më vonë pranë Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, njëkohësisht edhe si pedagog në Shkollën e Lartë. Si punonjës shkencor, krahas punës së madhe që bëri për zhvillimin e temave të planit vetjak nga fusha e gjuhësisë, ai dha 41

