Page 44 - Demo
P. 44
Fjalortransliterim – ndryshim i shkronjave dhe fjalëve nga një alfabet ose gjuhë, në një alfabet ose gjuhë tjetër.transkriptim – këtu: të bësh një kopje identike me shkrim të një teksti.USHTRIMEndihmesa me vlerë edhe në kryerjen e disa punimeve në bashkëpunim me gjuhëtarë të tjerë. Këtu duhet përmendur, në radhë të parë, bashkëpunimi i tij i frytshëm me profesor Aleksandër Xhuvanin për hartimin e monografive “Parashtesat e gjuhës shqipe” (1956) dhe “Prapashtesat e gjuhës shqipe” (1962), që janë dy nga studimet shkencore më të rëndësishme të gjuhësisë shqiptare. Çabej ka bashkëpunuar edhe në mjaft vepra të tjera kolektive, si në përgatitjen e Fjalorit serbokroatisht-shqip (1947) dhe në hartimin e 13 terminologjive për shkenca të ndryshme. Ai ka bashkëpunuar gjithashtu edhe në redaksitë e revistave shkencore të ish-Institutit të Shkencave dhe të Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë, në komisionet përgatitore të konferencave dhe sesioneve shkencore të organizuara nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, si dhe në komisionin përgatitor të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (1972).Çabej gjatë veprimtarisë së tij shkencore do t’i kushtonte një vëmendje të veçantë edhe njohjes dhe studimit të autorëve të vjetër të shqipes së shkruar. Një punë të madhe bëri sidomos për studimin e gjuhës së Gjon Buzukut, veprën e të cilit edhe e ribotoi të transliteruar dhe të transkriptuar. Veç kësaj, ai ka botuar edhe artikuj studimorë mbi gjuhën e autorëve të vjetër shqiptarë e arbëreshë. Nga këta duhen përmendur sidomos: Hyrja e gjatë në pjesën e parë të veprës “Meshari i Gjon Buzukut I”, “Gjon Buzuku, një studim i shumanshëm historiko-gjuhësor”, “Tekstet e vjetra shqipe dhe disa kritere rreth botimit të tyre”, “Pjetër Budi dhe gjuha e tij” etj. Në përgjithësi, Çabej njihet si një gjuhëtar që është marrë me probleme të historisë së gjuhës shqipe dhe si rrjedhim nga një masë e gjerë pak njihet puna e tij për shqipen e sotme letrare. Eqrem Çabej ka botuar një numër të madh artikujsh shkencorë edhe në gjuhë të huaja, në vende të ndryshme të botës.Vdiq më 13 gusht 1980 në një klinikë të Romës. Sot emrin e Eqrem Çabejt e mbajnë me krenari shumë shkolla në Kosovë dhe Universiteti i Gjirokastrës në Shqipëri. (përshtatur sipas Sh. Demiraj)1 Si realizohet rrëfimi në këtë biografi? Çfarë strukture ka teksti? Si është raporti përshkrim-rrëfim në këtë tekst?2 Gjeni dhe nënvizoni në tekst ato fragmente që tregojnë aspekte personale të jetës së Eqrem Çabejt. A janë të mjaftueshme këto të dhëna për të pasur një biografi të plotë të studiuesit? Te cilat aspekte të tjera do të ndaleshit ju, po të kishit mundësi ta ndryshonit këtë biografi?3 Cilat janë ngjarjet më domethënëse që kanë shënjuar edukimin e Eqrem Çabejt?4 Gjeni në tekst vlerësimet subjektive të autorit për Çabejn. 5 Kërkoni dhe gjeni në internet titujt e disa veprave ose artikujve të Çabejt, që nuk janë përmendur në tekst. 42

