Page 45 - Demo
P. 45


                                    6 Plotësoni tabelën me të dhënat që përmban teksti, në lidhje me veprimtarinë shkencore dhe studimore të Çabejt.Studime gjuhësore Studime letrare Botime në fushën e arsimit7 Gjeni cilat nga pohimet e mëposhtme janë të pasakta dhe korrigjojini ato.  Çabej kreu dhe mbaroi dy vite universitare njëherazi. Kundër dëshirës së të atit, i riu Çabej nuk i mbaroi asnjëherë studimet për mjekësi. Çabej ka punuar si mësues në Shkodër, Gjirokastër, Elbasan dhe Tiranë. Kur punonte si pedagog në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, jepte lëndët “Fonetikë historike e shqipes” dhe “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe”.  Norbert Jokli ishte albanologu që udhëhoqi studimet doktorale të Çabejt. Çabej gjeti në bibliotekën e Romës “Mesharin” e Gjon Buzukut. Çabej ka hartuar 14 fjalorë terminologjikë.“Historia e letërsisë së vjetër shqipe”, është një tekst universitar i shkruar nga E. Çabej.Një universitet dhe disa shkolla mbajnë emrin e albanologut E. Çabej.8 Lexoni me vëmendje paragrafin që është hequr nga teksti i mësipërm dhe thoni se ku duhet vendosur ai. Për këtë disertacion, ai punoi me zell të madh dhe shkoi e mblodhi material pranë arbëreshëve të Sicilisë në vitin 1932. Disertacioni u mbrojt më 7 tetor 1933 para prof. dr. Paul Kreçmerit, prof. dr. Norbert Joklit dhe prof. dr. Karl Paçit dhe për këtë atij iu dha diploma për gradën doktor nga Universiteti i Vjenës. Diploma është nënshkruar nga të tre profesorët e lartpërmendur përkrah vlerësimit shkëlqyeshëm (Ausgezeichnet). 9 Shkruani një përmbledhje të shkurtër të biografisë së mësipërme, duke u përqendruar te shkollimi i Çabejit, përvoja profesionale dhe veprat më të spikatura studimore. 10 Lexoni tekstin e mëposhtëm dhe thoni nëse fragmenti është përshkrues apo rrëfyes. Argumentoni me shkrim përgjigjen tuaj.Tregimet e nënësKur babai nuk ndodhej në shtëpi, teksa rrija ulur te tryeza e kuzhinës, ndërsa nëna rrinte me kurriz nga unë, duke qëruar perime, ose duke shtrydhur portokaj, ose duke u dhënë formë qofteve në sipërfaqen e punës, ajo më rrëfente lloj-lloj tregimesh të çuditshme dhe po, të frikshme. Tregimet e nënës mund të ishin të çuditshme, të frikshme, por ishin magjepsëse, të mbushura me guva dhe kulla, fshatra të shkretuara dhe ura të thyera, të varura në zbrazëti. Tregimet e saj nuk fillonin nga fillimi apo përfundonin me fund të bukur, por dridheshin në mugëtirë, mbështilleshin rreth vetes, dilnin nga mjegulla për një çast, të mahnitnin, të fusnin të dridhurat në palcë, e pastaj zhdukeshin prapë në errësirë, para se të kishe kohë të shihje çfarë kishe para syve. Tregimet e saj ishin të mbushur me manaferra, boronica, mana toke të egra, zhardhokë dhe kërpudha. Pa u shqetësuar për moshën time të njomë, nëna më shpinte në vende ku pak fëmijë kishin shkelur më parë, e ndërsa e bënte këtë, më hapte para meje një erashkë ngacmuese fjalësh, si të më merrte në krahë e të më ngrinte lart e më lart për të më zbuluar lartësitë marramendëse të gjuhës. Fushat e saj ishin të rrahura nga dielli ose të qullura nga vesa, pyjet e saj ishin të dendura ose të të papërshkueshme, pemët shtatlarta, livadhet e blerta, mali, një mal i lashtë, lëshonte hije, kështjellat sundonin, bedenat të lartë, ultësirat dremisnin e shtriheshin, dhe në lugina, që ajo i quante lugaja, shkulmonin, vërshonin, gurgullonin përherë burime, përrenj dhe rrëke. (Amos Oz, “Rrëfim për dashurinë dhe errësirën”)43
                                
   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49