Page 46 - Demo
P. 46


                                    DREJTSHKRIMPra, shpesh ne citojmë të tjerët duke sjellë mendimin e tyre për temën që po trajtojmë. Të citosh dikë tjetër, do të thotë se ti pajtohesh ose jo me autorin që citon. Citimet duhet të jenë identike me origjinalin, duke përdorur dhe duke përmendur në mënyrë të hollësishme burimin. Ato duhet të paraqiten fjalë për fjalë dhe t’i atribuohen autorit origjinal. Citimet e drejtpërdrejta futen në thonjëza dyshe (“”). Pra, materiali i cituar futet në thonjëza. Nëse përdoret citimi brenda citimit, atëherë përdoren thonjëzat njëshe (‘ ’). Nga teksti nuk duhet hequr asnjë pjesë pa sinjalizuar për këtë gjë. Kur hiqet ndonjë pjesë, në vendin përkatës vendosen tri pika (…). Ndonjëherë, për shkak të mënyrës se si e kemi formuluar mendimin, na duhet ta ndryshojmë ose ta modifikojmë duke parafrazuar thënien origjinale të autorit të cituar, në mënyrë që t’i përshtatet tekstit tonë nga ana stilistike dhe gramatikore. Megjithatë, në asnjë rast nuk është e lejueshme të ndryshohet kuptimi i asaj që ka thënë autori origjinal. Edhe nëse jemi të bindur që ka bërë një gabim në atë që është thënë, qoftë gabim shtypi apo kuptimor, citimi bëhet i plotë. Ndryshimet dhe shtesat në citim futen në kllapa katrore [ ]. P.sh.: “Plotësimi [i standardeve] është vënë si kusht nga bashkësia ndërkombëtare për dhënien e kompetencave më të gjëra autoritative”. Këtu, “standardeve” është futur në kllapa katrore, sepse fjalia origjinale ishte “plotësimi i tyre është vënë si kusht…”. Në tekstin origjinal, fjala “standarde” përmendej diku në krye të paragrafit, nga i cili është cituar kjo fjali.Për çdo citim duhet dhënë qartë autori (emri, mbiemri) dhe burimi (titulli i veprës, shtëpia botuese, vendi i botimit, viti i botimit, numri i faqes ku ndodhet citimi) nga është marrë informacioni. SHKRIMI I CITIMEVEPjesa e marrë nga një burim literature, nga vepra e ndonjë autori, sidomos nga vepra e ndonjë figure të shquar të shkencës, politikës, filozofisë, kulturës etj., e riprodhuar pa ndryshime, quhet citat.Mbani mendGjatë një hulumtimi, gjatë leximit të një vepre letrare apo shkencore, ne mbajmë shënime të cilat mund të na duhen që t’i përdorim gjatë shkrimit të ndonjë studimi apo punimi shkencor.“Kënga luan një rol të madh në Shqipëri. Ajo sjell bëmat e shquara të fisit apo të familjes, ajo bën të vyshken paburrnia dhe ligësitë. Sa hakmarrje kanë shkaktuar këngët, por edhe sa shumë heroizma kanë pjellë, sa shumë poshtërsi janë frenuar veç prej drojës se ndonjë këngë mund të mbulojë me turp, mbasi të bëhet shpejt e njohur dhe të përcillet brez pas brezi”1.Hyacinthe Hecquard1 Hyacinthe Hecquard, Histoire et description de la Haute Albanie, Paris, 1858.Autori Shtëpia botueseTitulliVendi i botimitViti i botimitNumri i faqesKuteli, Mitrush. Në një cep të Ilirisë së poshtme: Naim Frashëri, Tiranë, 1983, f. 17 44
                                
   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50