Page 47 - Demo
P. 47


                                    1 Dalloni citatet dhe shkruajini duke përdorur shenjat e duhura të pikësimit. Gjuha e një kombi nuk ndalohet kurrë ka thënë Naimi ynë. Dora d’Istria shkruan se poezitë e tij [të De Radës] janë agimi i ditëve të lumtura të Shqipërisë. Naimi shpallte se gjuha jonë duhet shkruar thjeshtë shqip, se fjalët e huaja e shëmtojnë shumë. Është e gjerë gjuha jonë dh’e bukur shumë, ka fjalë fort të mira për të vënë në vend të fjalëve të huaja.2 Gjeni informacion në lidhje me gabimet gjuhësore që bëhen në shtyp dhe në media, duke shfrytëzuar tekste librash dhe faqe interneti. Fragmentet dhe faktet që ju bëjnë përshtypje vendosini në tabelë sipas shembujve të dhënë. Fakte nga libratFragmenti Krahas kritikave që i bëhen medias si prishëse e gjuhës, si konsumatorja më e madhe e fjalëve dhe e strukturave të huaja, sot asaj i duhet njohur edhe një meritë e madhe. Ajo është njëkohësisht edhe përhapësja më e mirë e fjalës anekënd trojeve tona.Autori Shezai RrokajTitulli i librit Çështje të gjuhës shqipe 3Viti i botimit 2014Vendi i botimit TiranëShtëpia botuese Shkronjë pas ShkronjeUSHTRIMEKjo arrihet duke shënuar në fund të faqes autorin dhe veprën e tij ose duke dhënë menjëherë pas citimit burimin nga është marrë (hapet kllapa, jepet burimi, mbyllet kllapa). P.sh.: “Ka një gjë që duhet pranuar: i riu kur vjen, kërkon të afirmohet. Dhe këtë kërkon ta bëjë shpejt e me njëfarë agresiviteti”. – thotë Fatos Arapi. Ai vazhdon më tej: “Toleranca, në këtë rast, na takon neve, të thinjurve. Ky i ri nuk duhet të jetë injorant për të mos kuptuar vlerat që janë krijuar më parë, sepse, po nuk i kuptoi këto vlera, ai kurrë nuk ka për t’u bërë autor vlerash. Edhe te berberi, i riu mëson nga mjeshtri. Dorën do ta ketë të tijën, pasionin dhe talentin po ashtu, por ai duhet ta ketë mjeshtrin në dritën e syrit, derisa t’ia vjedhë zanatin”. (“Gazeta Shekulli”, 1999, f. 6).Gjatë citimeve, shenjat e pikësimit vihen sipas të gjitha rregullave të pikësimit në ligjëratën e drejtë. 45
                                
   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51