Page 48 - Demo
P. 48
Fakte nga internetiFragmenti Në shkrimet e shtypit të përditshëm mund të gjesh me qindra shembuj në të cilët zakonisht mbiemri nuk përshtatet me emrin, kryesisht në numër, por më rrallë edhe në gjini. Po sjellim këtu disa shembuj në të cilët mbiemri është përdorur në numrin njëjës, kurse emri në shumës dhe anasjelltas. Psh.: Punëtorët arsimor duhet punëtorët arsimorë, ose divorcet më të shtrenjtë duhet divorcet më të shtrenjta etj.Autori Agim SpahiuTitulli i shkrimit Gabimet më të shpeshta gjuhësore në shtypin tonëViti i botimit 2007Adresa e faqes http://www.shkenca.org/pdf/gjuhe/gabime_me_te_shpeshta_ne_shtypin_tone.pdf3 Organizoni në klasë një diskutim rreth teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (p.sh.: “Ndikimi i teknologjisë në jetën e njeriut”). Secili prej jush të shkruajë të plotë diskutimin e njërit prej nxënësve që do të marrë fjalën. Më pas, hartoni një tekst të shkurtër (300-400 fjalë) për temën e mësipërme, duke përfshirë në të të paktën 2-3 citime nga diskutimi që mbajtët shënim.4 Zgjidhni një temë studimi (p.sh.: “Ndihmesa e Dritëro Agollit në letërsinë shqipe”) dhe kërkoni në studime letrare apo në internet se çfarë kanë shkruar të tjerët për këtë personalitet të letrave tona. Përzgjidhni dhe shkruani pesë citime. 46

