Page 49 - Demo
P. 49
TË DËGJUARITTë dëgjuarit është aftësi mendore. Dikush mund të bëhet dëgjues i mirë përmes disa strategjive dhe teknikave të të dëgjuarit. Të dëgjuarit e mirë është mbi të gjitha një përvetësim i vazhdueshëm mendor. Pra, ju mund të bëheni dëgjues të mirë, në rast se u kushtoni rëndësi disa strategjive dhe teknikave që duhen ndjekur për të arritur rezultatin e dëshiruar. Procesi i të dëgjuarit përfshin fazën e paradëgjimit, fazën gjatë dëgjimit dhe fazën e pasdëgjimit. Për secilën nga këto etapa, duhen njohur disa strategji të përshtatshme që ju ndihmojnë të arrini qëllimin tuaj: të bëheni dëgjues të mirë.Strategji të paradëgjimitPërpiquni të mësoni llojin e tekstit që po përgatiteni të dëgjoni: tregim, roman, përrallë, leksion, kronikë, lajm etj. Ky informacion paraprak ju ndihmon për të vendosur edhe mënyrën se si do ta dëgjoni tekstin në fjalë.Qartësoni qëllimin për të cilin po e dëgjoni tekstin: për informacion, për të mësuar, për të marrë udhëzime, për kënaqësi etj. Nëse e keni të qartë qëllimin për të cilin po dëgjoni një tekst, jeni në gjendje të përcaktoni se çfarë do të dëgjoni me më shumë vëmendje.Strategji gjatë dëgjimitTregohuni shumë të vëmendshëm, në mënyrë që të mos e humbni fillin e tekstit dhe që të jeni në gjendje për ta ndjekur në mënyrë aktive atë.Silluni në mënyrë të përshtatshme që të mos shqetësoni as atë që flet, as të tjerët që dëgjojnë.Synoni që ta kuptoni plotësisht atë që po dëgjoni, duke identifikuar qëllimin e vërtetë të dhënësit dhe rrjedhën logjike të tekstit, si dhe duke përzgjedhur informacionin që dëgjoni: konceptet, faktet, të dhënat etj., në mënyrë që të dalloni informacionet parësore nga ato dytësore.Mbani shënime, sepse ju ndihmojnë për të ndjekur rrjedhën logjike të tekstit dhe për të fiksuar çështjet kyçe të tij.STRATEGJI DHE TEKNIKA PËR T’U BËRË NJË DËGJUES I MIRË47

