Page 50 - Demo
P. 50
Strategji të pasdëgjimit Reflektoni rreth tekstit që keni dëgjuar, duke verifikuar nëse e keni kuptuar atë përgjithësisht, pra nëse e keni të qartë përmbajtjen e tij. Vlerësoni nëse teksti që dëgjuat i ka përmbushur pritshmëritë tuaja në lidhje me qëllimin për të cilin e keni dëgjuar atë. Rishikoni dhe riorganizoni shënimet që mbajtët gjatë të dëgjuarit në mënyrë që ato të jenë të qarta dhe të vlefshme edhe pas një periudhe kohore kur mund të dëshironi t’u ktheheni për të kujtuar tekstin e dëgjuar.Në një seancë të dëgjuari, duhen zbatuar disa teknika që e bëjnë të efektshme atë.Ndiqni folësin dhe tregohuni i vëmendshëm, i pranishëm dhe i gatshëm për ta përvetësuar informacionin e dëgjuar.Vendosni kontaktin me sy. Qëndroni ballë për ballë, por mos e ndërprisni folësin.Dëgjoni dhe fotografoni me mend ato që folësi është duke thënë. Mos e ndërprisni atë dhe mos ndryshoni temë. Dëgjoni për mesazhin brenda mesazhit.Nëse keni diçka të paqartë, bëni pyetje për të zgjeruar të kuptuarit dhe kërkoni sqarime në momentin e përshtatshëm. Jepini folësit vlerësimin tuaj rreth asaj që dëgjuat.USHTRIME1 Dëgjoni tekstet (e regjistruara ose të lexuara nga mësuesi) dhe mbani shënime duke përdorur shkurtime dhe simbole. Bëni pyetje rreth teksteve që dëgjuat. Rishikoni dhe riorganizoni shënimet tuaja.2 Rindërtoni tekstin pasi ta keni dëgjuar fragmentin dhe vendosni një numër (1-5) para secilit paragraf. Përcaktoni llojin e tekstit.___Veprat themelore të tij janë: “Studime etimologjike në fushë të shqipes”, në shtatë vëllime, I “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe”, II “Fonetikë historike” (1958), “Meshari i Gjon Buzukut” (1968), “Shqiptarët midis perëndimit dhe lindjes” (1944).48

