Page 51 - Demo
P. 51


                                    ___Eqrem Çabej solli dhe zbatoi në gjuhësinë shqiptare metodat dhe arritjet shkencore të gjuhësisë evropiane, duke kontribuar shumë në ngritjen e nivelit shkencor të studimeve gjuhësore shqiptare. Eqrem Cabej punoi shumë në disa fusha të dijes, por u shqua sidomos në fushën e historisë së gjuhës, në trajtimin e problemeve të origjinës së gjuhës shqipe, të autoktonisë së shqiptarëve e të etimologjisë dhe të filologjisë së teksteve të vjetra.___Përveç veprave, ai ka botuar një varg studimesh në revista shkencore brenda e jashtë vendit dhe ka mbajtur dhjetëra referate e kumtesa në kongrese e konferenca kombëtare e ndërkombëtare, të cilat kanë bërë të njohura arritjet e gjuhësisë shqiptare në botë, duke rritur kështu prestigjin e saj.___Ai është bashkautor edhe në një varg veprash në fushën e gjuhës së sotme, siç janë: “Fjalor i gjuhës shqipe” (1954), “Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe” (1972), “Fjalori drejtshkrimor”.___Veprat e Prof. Eqrem Çabejt janë botuar në tetë vëllime, në Prishtinë, me titullin “Studime gjuhësore”. Me veprimtarinë e shumanshme shkencore e me nivel të lartë, Eqrem Çabej ndriçoi shumë probleme të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, duke argumentuar lashtësinë dhe origjinën ilire të saj, vitalitetin e saj ndër shekuj dhe marrëdhëniet me gjuhët dhe kulturat e popujve të tjerë.3 Pas dëgjimit të tekstit të mësipërm, përmblidheni atë në mënyrë koncize (deri në pesë fjali). 4 Bashkëbisedoni (në grupe) rreth strategjive dhe teknikave që duhen respektuar për t’u bërë një dëgjues i mirë.5 Vlerësoni (me pikë, nga 1 deri në 10) shokun/shoqen tuaj në lidhje me zbatimin e teknikave të të dëgjuarit gjatë një seance dëgjimi, duke plotësuar tabelën e mëposhtme. Teknika 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10Ndjek folësin dhe tregohet i vëmendshëm ndaj tij. Vendos kontaktin me sy me folësin.Nuk e ndërpret folësin.Kërkon sqarime përmes pyetjeve.  Vlerëson folësin.6 Bashkoni të dhënat tuaja të ushtrimit të mësipërm me ato të katër shokëve të tjerë dhe bëni nga një grafik me shtylla për secilën teknikë për të krahasuar rezultatet tuaja në lidhje me zbatimin e tyre.49
                                
   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55