Page 53 - Demo
P. 53
Trajta times, e përdorur gabimisht në vend të trajtës simes për rasat gjinore, dhanore dhe rrjedhore: iu drejtova simes (vajzës) dhe jo iu drejtova times (vajzës).Trajta tonë, e përdorur gabimisht në vend të sonë për rasat gjinore, dhanore dhe rrjedhore: iu drejtova sonës (vajzës) dhe jo iu drejtova tonës (vajzës).Trajta tënde, e përdorur gabimisht në vend të sate për rasat gjinore, dhanore dhe rrjedhore: iu drejtova sates (vajzës) dhe jo iu drejtova tëndes (vajzës). Trajta tuaj, e përdorur gabimisht në vend të suaj për rasat gjinore, dhanore dhe rrjedhore: iu drejtova suajës (vajzës) dhe jo iu drejtova tuajës (vajzës). Ndeshim edhe përdorime të gabuara të trajtës së kallëzores në vend të trajtës së rasës emërore.im dhe jo tim imi dhe jo timiime dhe jo time imja dhe jo timjaynë dhe jo tonë yni dhe jo tonijonë dhe jo tonë jona dhe jo tonayt dhe jo tënd yti dhe jo tëndijote dhe jo tënde jotja dhe jo tëndjajuaj dhe jo tuaj juaji dhe jo tuaji juaja dhe jo tuajaMospërshtatja në gjiniPëremri pronor përshtatet në gjini me emrin që përcakton: libri im (m.), klasa ime (f.).Gabimet e mospërshtatjes në gjini vihen re vetëm te disa nga përemrat e vetës së parë e të dytë. Trajta e gjinisë femërore përdoret gabimisht në vend të trajtës së gjinisë mashkullore:jonë, e përdorur gabimisht në vend të ynë: shoku ynë dhe jo shoku jonë. tonë, tona, të përdorura gabimisht në vend të tanë: sytë tanë dhe jo sytë tona. Duhet treguar kujdes me përdorimin e përemrave pronorë që shoqërojnë emra të dygjinishëm: malet tona dhe jo malet tanë. trajta jot, e përdorur gabimisht në vend të yt, yti: shoku yt dhe jo shoku jot, yti (shoku) dhe jo joti (shoku).Përemrat pronorë i tij, i saj në numrin shumës kanë të njëjtën trajtë për të dyja gjinitë: miqtë e tij dhe jo miqtë e tija miqtë e saj dhe jo miqtë e sajaKur përdoren pa emra, këta përemra pronorë kanë trajta të veçanta për gjininë mashkullore dhe për gjininë femërore: i tiji (libri) e tija (çanta) të tijtë (librat) të tijat (çantat) i saji (libri) e saja (çanta) të sajtë (librat) të sajat (çantat)USHTRIME1 Në tekstin “Biografia e gjuhëtarit Eqrem Çabej” gjeni përemrat pronorë, vetën dhe rasën e tyre. 2 Shkruani formën e drejtë të përemrave pronorë.kujtimet tanë sytë tonë i klasës tënde prej sjelljes tënde fshati jot vajza time miku tuaj shkolla tënde 51

