Page 54 - Demo
P. 54


                                    3 Vendosni në rasën dhe numrin që duhet përemrat pronorë:Më pëlqen historia e shoqes (ime) , historia e jetës (e saj) , që ka emocionuar të gjithë të pranishmit. Erdhi sot letra e djalit (yt) nga qyteti i largët në veri të Shqipërisë. Mikes (jote) i pëlqen shumë të udhëtojë dhe sidomos të vizitojë kështjellat dhe qytetet antike. Ndeshja e futbollit e ekipit (ynë) kombëtar u zhvillua në stadiumin e ri të qytetit (ynë) dhe u ndoq nga shumë sportdashës që iu gëzuan fitores spektakolare.Mikpritja është një nga zakonet më të lashta të popullit (ynë) , të cilën e kemi trashëguar brez pas brezi.4 Gjeni përemrat pronorë dhe kategoritë e tyre gramatikore.Im atë gjyshen time e thërriste në emër dhe këtë zakon nuk e ndryshoi asnjëherë. Letrat e mia i kishte marrë të gjitha, megjithëse shtëpitë tona ishin shumë larg njëra-tjetrës.Atë natë më kalonin të gjitha para syve: fshati im i largët, shkolla jonë e vogël, shokët e mi të vegjëlisë, lumi ynë i vetëm që ndante fshatin mes për mes, mësuesit tanë që na donin aq shumë. Nuk po them gjë për pushimet e mia, sepse për të tijat kemi një orë që dëgjojmë. Ai shkoi në dhomën e vet, ndërsa unë ndenja edhe pak para derës së tyre.5 Plotësoni vendet bosh me pronorin e duhur.Për çdo njeri, gjuha e vet ka një tingëllim të ëmbël, por gjuha (ne) duket të jetë tërheqëse edhe për të huajt. Vajzës (ti) i kanë telefonuar nga universiteti, ku ka aplikuar për të vazhduar studimet. Shokët e klasës (unë) sot kanë provimin e fundit , me të cilin mbyllin ciklin e studimeve në shkollën e mesme.Motra (ti) ka harruar librat (ajo) në shtëpinë (unë) . Vajzat e klasës (ne) do të marrin pjesë në olimpiadën ndërkombëtare të matematikës.6 Vendosni në formën e duhur fjalët në kllapa.Gruaja me këtë nuhatje ndien dhe vë re të gjitha nuancat e (fytyra jote) dhe të (zëri yt) .Ai mund t’i binte (kitara jote) dhe të gëzohej me (tinguj e saj) që shpërndaheshin nëpër gjithë dhomën. Kanë kaluar shumë vjet që jeni larguar prej (atdheu juaj i dashur) e megjithatë malli i jep tjetër përmasë dashurisë për vendin.Këto janë poezitë e (motra jote e madhe) të cilat fituan çmimin e parë në konkursin e poezisë shqipe në Ulqin. I dërgova një urim (mbesa jote e vogël) për diplomimin.Njëri nga spektatorët i dhuroi një tufë me lule (vajza ime e madhe) kur mbaroi interpretimin. 7 Përshkruani dy pajisje elektronike, duke përdorur sa më shumë përemra pronorë.52
                                
   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58