Page 55 - Demo
P. 55


                                    TË SHKRUARITUSHTRIMEHapat e shkrimit të kronikësPlanifikimi i shkrimit Në fazën e planifikimit përzgjidhet ngjarja (kulturore, sociale, historike etj.) për të cilën do të rrëfehet dhe do të përcaktohet shtrirja kohore e saj. Përvijohet struktura e kronikës duke u ndalur te pjesëmarrësit në ngjarje, problematika e saj, vendi dhe koha.Hartimi i shkrimit Në fazën e shkrimit të kronikës, duhet zbatuar me përpikëri struktura që u përgjigjet pyetjeve: Kush? Çfarë? Ku? Kur? Si? Jepen të dhëna e fakte në funksion të ngjarjes që rrëfehet. Të gjitha të dhënat e faktet duhen shtruar në mënyrë logjike e koherente.  Fjalitë e paragrafët lidhen me njëri-tjetrin, duke përdorur fjalët e duhura lidhëse, veçanërisht ato që tregojnë rrjedhën e ngjarjes (fillimisht, në fillim të atij muaji, më pas, pas një viti... etj.). Përdoret gjuhë pa figura letrare me qëllim shmangien e qëndrimeve subjektive.  Përdoren përgjithësisht foljet në mënyrën dëftore dhe në kohën e kryer të thjeshtë.Rishikimi i shkrimit Kontrolli i përmbajtjes nëpërmjet pyetjeve: A është respektuar rendi kronologjik i ngjarjeve? A ka koherencë mes fakteve dhe të dhënave të kronikës?  Kontrolli i formës nëpërmjet pyetjeve: A është përdorur stili i duhur gjuhësor? A ka përshtatshmëri mes emrit dhe mbiemrave, kryefjalëve dhe kallëzuesve? A janë zbatuar rregullat drejtshkrimore dhe shenjat e pikësimit?KRONIKAKronika është një lloj shkrimi, që u kushtohet lajmeve të përditshme ose ngjarjeve historike. Rrëfimi ndjek një rend kronologjik dhe autori nuk ndalet tek analiza ose tek interpretimi i ngjarjeve, pasi ai duhet të tregohet objektiv dhe i paanshëm.Në përgjithësi, kronikat janë shkrime të shkurtra me strukturë të thjeshtë dhe të qartë.1 Lidhni përkufizimet me figurat:Vepër ku janë shënuar vit për vit ngjarjet historike; përmbledhje faktesh historike e ngjarjesh kryesore të jetës, të renditura njëra pas tjetrës, sipas kohës kur kanë ndodhur. Kronikat mesjetare. Kronikat osmane. Kronikë e plotë.Vepër letrare me temë historike, në të cilën autori gjatë shtjellimit të ngjarjeve ndjek me përpikëri rendin kohor. Rubrikë në një gazetë a në një revistë, që u kushtohet lajmeve të përditshme nga një fushë e veçantë e jetës ose e veprimtarisë së njerëzve. Kronika sportive. Film dokumentar që jep ngjarje të renditura njëra pas tjetrës, sipas kohës kur kanë ndodhur; pjesë të shkëputura, të filmuara nga jeta e përditshme e vendit, që jepen gjatë lajmeve në televizion.53
                                
   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59