Page 56 - Demo
P. 56
2 Lexoni kronikën e mëposhtme dhe përgjigjuni pyetjeve.Këtë maj, teksa ka hapur dyert për të mirëpritur admiruesit e Festivalit Folklorik, Gjirokastra u vizitua nga të tjerë miq e admirues të trashëgimisë kulturore të këtij qyteti. Kampet Rajonale të Restaurimit, të vlerësuara me çmim nga Bashkimi Evropian, u rikthyen në qytetin e çative të përhimta, për edicionin e njëzetenjëtë, në datat 9-20 maj, 2015.25 studentë dhe profesionistë të rinj nga Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor u bashkuan në qytetin e gurtë për dy javë trajnim dhe punë intensive për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e monumenteve të trashëgimisë kulturore. Pjesëmarrësit në kamp u ndanë në katër grupe, ku secili, nën drejtimin e kryemjeshtrave, u fokusua në punë të ndryshme restauruese: zdrukthëtari, muratori, suvatim etj. Kampet Rajonale të Restaurimit, të organizuara nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij-Shqipëri (CHwB Albania), ofrojnë leksione dhe mundësi praktike për mënyrat e restaurimit dhe konservimit, duke përdorur materiale dhe teknika tradicionale.Në çfarë vete është shkruar kronika? A i përmban kronika në fjalë të gjitha elementet thelbësore të një kronike të mirëndërtuar? Përgjigjuni pyetjeve:Kush? Çfarë?Kur?Ku?Përse?Si? A i paraqet kronika ngjarjet sipas një rendi kronologjik? 3 Vendosini të dhënat e mëposhtme në rend kronologjik dhe shkruani në fletore një kronikë të shkurtër për dokumentet e para të shkruara në gjuhën shqipe.“Doktrina e kërshtenë” (1618), “Rituali roman” (1621), “Pasqyra e t’rrëfyemit” (1621), vepra të Pjetër Budit. Gjuha e veprave është një gegërishte shumë e afërt me toskërishten.“Fjalori i Arnold von Harfit” (1496); 26 fjalë, 18 fraza e 12 numërorë shqip, të shkruara bashkë me fjalët përgjegjëse në gjermanisht.“Meshari”, i Gjon Buzukut (1555), libri i parë shqip.“Formula e Pagëzimit” (1462). Tekst i shkurtër i shkruar në gegërisht me alfabet latin. “Un te paghesont t(y) p(ë)r emënit Atit e t’birit e t’spertit senit”. “Fraza e mallikimit” (1483) “Tremburë të kloftë gola”; e gjetur dhe e botuar në Venetik, “E mbsuame e krështerë” (1592), e Lekë Matrëngës, vepër me bazë dialektore toskërishte. Gjuha e veprës shumë e afërt me gjuhën e “Mesharit” të Gjon Buzukut.4 Shkruani në fletore kronikën e një ngjarjeje kulturore ose sportive.54

