Page 57 - Demo
P. 57
SINTAKSËSi fjalë drejtuese për kundrinorët dhe rrethanorët mund të shërbejë edhe një gjymtyrë e dytë: Dola me dëshirën për të takuar ndonjë mik rrugës.GJYMTYRËT E DYTA DHE KLASIFIKIMI I TYREKujtojmëGjymtyrë kryesore të fjalisë janë kallëzuesi dhe kryefjala, ndërsa kundrinorët, rrethanorët dhe përcaktorët janë gjymtyrë të dyta. Në fjalitë e mëposhtme dalloni gjymtyrët kryesore dhe të dyta.Bën shumë ftohtë. Ka ca ditë që po fryn një erë e marrë. Unë dola. Rrugës takova një të njohur. Dallimi mes gjymtyrëve kryesore dhe atyre të dyta ka të bëjë me llojin e lidhjes sintaksore që vendoset mes tyre. Gjymtyrët kryesore nuk janë gjymtyrë të varura, pra nuk kanë fjalë drejtuese, ndërsa gjymtyrët e dyta varen prej fjalëve të tyre drejtuese. Në një nga fjalitë e mësipërme (Rrugës takova një të njohur.), fjala që kryen rolin kryesor në organizimin e fjalisë është folja “takova”, e cila shërben si kallëzues. Kallëzuesi nuk ka fjalë drejtuese, pra nuk varet nga ndonjë fjalë tjetër, por prej tij varen të gjitha fjalët e kësaj fjalie.Kë takova (rrugës)? Një të njohur. (kundrinor)Ku e takova (një të njohur)? Rrugës. (rrethanor)Kundrinori dhe rrethanori janë gjymtyrë të varura, sepse drejtohen nga kallëzuesi. Mënyra se si realizohet drejtimi mes kallëzuesit dhe gjymtyrëve të dyta ndryshon në varësi të llojit të gjymtyrës, sepse mes tyre realizohen lidhje sintaksore të ndryshme. Kështu lidhja mes kallëzuesit dhe kundrinorit është një lidhje e ngushtë sintaksore, sepse fjalia e mësipërme nuk mund të qëndrojë pa kundrinorin e drejtë. Pra nuk mund të themi: Rrugës takova. Kallëzuesi “takova” duhet të plotësohet nga një kundrinor i drejtë.Lidhja mes kallëzuesit dhe rrethanorëve, është një lidhje më e dobët, sepse në shumicën e rasteve, rrethanorët mund t’i heqim nga fjalia pa e cenuar strukturën e saj: Takova një të njohur.Vini re55

