Page 58 - Demo
P. 58


                                    Në këtë fjali, folja “dola” shërben si kallëzues, ndërsa të gjitha fjalët e tjera janë gjymtyrë të dyta të fjalisë. Kundrinori “ndonjë mik” dhe rrethanori “rrugës” nuk kanë fjalë drejtuese kallëzuesin, sepse nuk varen drejtpërdrejt prej tij. Kjo do të thotë se nuk ka lidhje sintaksore mes bashkimit të fjalëve: dola ndonjë mik dhe dola rrugës. Përkundrazi, si fjalë drejtuese e tyre shërben forma foljore e pashtjelluar “për të takuar”: për të takuar një mik; për të takuar rrugës. Po ashtu, kundrinorët dhe rrethanorët, edhe pse dalin si gjymtyrë të varura, mund të shërbejnë si gjymtyrë drejtuese për gjymtyrë të tjera, si p.sh., për përcaktorët: Kompjuterin e ri e vendosa mbi tavolinën e vjetër.Mbiemrat “e ri” dhe “e vjetër” shërbejnë si përcaktorë. Si fjalë drejtuese të tyre shërbejnë përkatësisht kundrinori kompjuterin (e ri) dhe rrethanori mbi tavolinën (e vjetër). Përmbledhtazi mund të themi se lloji i gjymtyrës së dytë përcaktohet nga lidhja dhe marrëdhënia sintaksore që kjo gjymtyrë vendos me gjymtyrën drejtuese.Kundrinorët shprehin marrëdhënie objektore (shënojnë objektin e veprimit që shpreh folja) dhe hyjnë në lidhje drejtimi me fjalën drejtuese. Drejtimi është ajo lidhje sintaksore brenda një grupi fjalësh, ku fjala drejtuese e drejton fjalën e varur në një rasë të caktuar: Letrën ua dërgova të gjithëve. Vëreni lidhjen sintaksore të drejtimit që realizohet në grupet e fjalëve: dërgova letrën – Lidhje drejtimi ku folja e drejton emrin në rasën kallëzore. ua dërgova të gjithëve – Lidhje drejtimi ku folja e drejton emrin në rasën dhanore.Rrethanorët shprehin marrëdhënie rrethanore mes një procesi dhe rrethanës në të cilën zhvillohet ai (vend, kohë, mënyrë, qëllim, shkak etj.). Mes rrethanorëve dhe fjalëve të tyre drejtuese, realizohet lidhja sintaksore e bashkimit. Kjo lidhje nënkupton mospërdorimin e mjeteve morfologjike për shprehjen e lidhjeve sintaksore mes fjalëve. Pra, shpeshherë rrethanorët shprehen me pjesë të pandryshueshme të ligjëratës: Ecte ngadalë. Ndajfolja “ngadalë”, e cila ka si fjalë drejtuese foljen “ecte”, shërben si rrethanor. Edhe kur rrethanorët shprehen me fjalë të ndryshueshme, lidhja që vendoset mes tyre dhe fjalëve drejtuese është lidhje bashkimi, pasi fjala drejtuese nuk ndikon mbi formën morfologjike të fjalës së varur: Ecte me nxitim. Përcaktorët hyjnë në marrëdhënie përcaktore me fjalën drejtuese dhe lidhen me të me anë të lidhjes sintaksore të përshtatjes, drejtimit apo bashkimit. Si fjalë drejtuese e tyre mund të shërbejë: një kryefjalë: Retë e zeza mbuluan qiellin. kundrinor: U trembeshim reve të zeza.rrethanor: Shikimi u ndal te retë e zeza.Pra, përcaktorët, ndryshe nga gjymtyrët e tjera, nuk hyjnë në lidhje sintaksore me kallëzuesin. Përcaktori kallëzuesor dallon nga gjymtyrët e tjera, pasi del me lidhje të dyfishtë sintaksore: ai lidhet njëkohësisht me kallëzuesin dhe me kryefjalën ose kundrinorin.Zërin e kishte të ngjirur.Fjalët vinin të shkëputura.56
                                
   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62