Page 59 - Demo
P. 59


                                    1 Në pjesën e mëposhtme dalloni gjymtyrët kryesore dhe të dyta.Zbritën në një fshat të madh bashkë me mbrëmjen. Ishte hera e parë, gjatë dhjetë ditëve që gjeneralit i qeshi buza. Më në fund mbaroi. Atë natë do të flinin aty dhe të nesërmen në mëngjes do të niseshin për Tiranë. Gjenerali ishte në qejf.2 Dalloni fjalët drejtuese të kundrinorëve dhe të rrethanorëve.As sot nuk i telefonova dot nënës. Duhet shumë mund për të mbërritur atje. Kë takove rrugës? Kujt ia merrte mendja këtë? Ndeza radion për të dëgjuar lajmet. Si është koha sot? Ia dërgova me postë urimet e mia.3 Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme dhe dalloni gjymtyrët e fjalisë së ndërtuar nga ju.Kë njeh nga këta? Kujt i telefonove?Kur fillon ndeshja?Pse nuk erdhe dje?Ç’film po shfaqet në kinema? 4 Dalloni përcaktorët dhe fjalët e tyre drejtuese.Një shesh në një qytet të vogël krahinor. Në fund, një shtëpi e përbërë nga kati i parë dhe nga një kat i dytë. Në katin e parë, është pjesa e përparme e një dyqani ushqimor. Hyhet nëpërmjet një porte me xhama, pasi ngjitesh nja dy-tri shkallina.5 Sillni nga dy shembuj me grupe fjalësh ku të realizohet lidhja sintaksore:me drejtim me bashkim me përshtatje 6 Dalloni pohimet e sakta. V GMes rrethanorit dhe kallëzuesit vendoset lidhje drejtimi. Fjala drejtuese e drejton kundrinorin në një rasë të caktuar.Numri i kundrinorëve në fjali nuk është i kufizuar.Numri i rrethanorëve në fjali nuk është i kufizuar.Kallëzuesi nuk mund të shërbejë si fjalë drejtuese për përcaktorët.7 Shkruani një tekst të shkurtër me temë të lirë dhe dalloni aty gjymtyrët e dyta të fjalive si dhe fjalët e tyre drejtuese.USHTRIME57
                                
   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63