Page 62 - Demo
P. 62
TË LEXUARITParathënieMF190 ZTE është një modem USB multi-funksional, i cili punon në rrjetet HSDPA / HSUPA ËCDMA / EDGE / GPRS / GSM. Me ndërfaqe USB për të lidhur një kompjuter portativ ose një PC desktop, ai integron funksionalitetin e një modemi dhe një telefoni celular (SMS), dhe kombinon komunikimin celular me internet të përkryer. Konventa mbi të Drejtat e FëmijësNeni 11. Në këtë Konventë, me fëmijë kuptohet çdo qenie njerëzore që sapo ka lindur.2. Çdo njeri lind i lirë dhe i barabartë nga pikëpamja e dinjetit dhe e të drejtave. Ata kanë arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillen ndaj njëri-tjetrit me frymë vëllazërie.3. Fëmijet kanë nevojë për argëtim, për shkollim dhe për pushim.Neni 21. Shtetet Palë angazhohen të respektojnë të drejtat e përmedura në këtë Konventë dhe t’ia garantojnë ato çdo fëmije, që përfshihet në juridiksionin e tyre, pa asnjë lloj dallimi, pavarësisht nga raca, ngjyra, gjinia, gjuha, feja, opinioni politik ose çdo opinion tjetër, nga origjina kombëtare, etnike ose shoqërore, pasuria, paaftësia, prejardhja familjare apo çdo gjendje tjetër e fëmijës ose prindërve të tij ose përfaqësuesve të tij ligjorë.2. Shtetet Palë marrin të gjitha masat e duhura, me qëllim që fëmija të jetë efektivisht i mbrojtur nga të gjitha format e diskriminimit ose ndëshkimit, për shkak të pozitës, veprimtarive, opinioneve të shprehura ose bindjeve të prindërve të tij, të përfaqësuesve të tij ligjorë ose të anëtarëve të familjes së tij.SpecifikimeLloji i Ndërfaqes USB 2.0 HIGH SPEED Sistemet që mbështet Mbështet shumicën e llojeve të laptopëve dhe PCPërdorimi i modemit tuaj USBJu lutemi përdorni pajise origjinale ose pajise që janë të autorizuara. Përdorimi i ndonjë pajisjeje të paautorizuar mund të ndikojë në punën e modemit tuaj, si dhe të shkelë rregullat përkatëse kombëtare rreth terminaleve të telekomunikacionit. • Shmangni përdorimin e modemit pranë ose brenda strukturave metalike apo institucioneve që mund të lëshojnë valë elektromagnetike. Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë ndërprerjen e sinjalit.Paralajmërime dhe e Drejta e PërdoruesitDisa pajisje elektronike janë të ndjeshme ndaj ndërhyrjeve elektromagnetike të dërguara nga modemi nëse është i painstaluar mirë, të tilla si sistemi elektronik i automjeteve. Ju lutemi konsultohuni me prodhuesin e pajisjes para se të përdorni modemin nëse është e nevojshme. VEÇORITË GJUHËSORE DHE STILISTIKE TË TEKSTEVE UDHËZUESETekstet udhëzuese kanë si qëllim të këshillojnë, të sugjerojnë dhe të ndihmojnë lexuesin hap pas hapi, në lidhje me një veprimtari të caktuar. Në to përfshihen: nenet e ligjeve, manualet mësimore, recetat e gatimit, rregulloret e ndryshme (rregullorja e shkollës ose e klasës, rregullat e një loje etj.), udhëzime të ndryshme (fletët udhëzuese të barnave, udhëzimet e hartave, udhëzimet e posterave etj.).Udhëzimet, këshillat dhe sugjerimet u përgjigjen pyetjeve Si? dhe Pse?, pranë tyre jepet informacion për mënyrën se si do të veprohet dhe shpjegime të pasojave që do të përftohen si rezultat i veprimeve.Udhëzimet duhet të jenë sa më të qarta dhe të sakta për lexuesin, në mënyrë që ai t’i zbatojë me lehtësi ato. Organizimi i tyre bëhet sipas një rendi logjik, hap pas hapi. Renditja bëhet me pika dhe secila prej tyre jep informacion të hollësishëm për veprimet që do të kryhen. Krahas këshillave, udhëzimeve dhe sugjerimeve, në varësi të llojit të tekstit udhëzues, jepen edhe hollësi të tjera sqaruese, si p.sh.: përbërësit e një recete, apo mjetet e duhura për zhvillimin e një loje, të dhëna të domosdoshme që ndihmojnë të kuptuarit e materialit. Shpesh informacioni shoqërohet me ilustrime ndihmëse, tabela, grafikë, vizatime, skema etj. Për shembull, organizimi i një manuali ndjek strukturën e mëposhtme.60

