Page 63 - Demo
P. 63
Arti i të shkruaritVeçoritë gjuhësore dhe stilistikeGjuha që përdoret në tekstet udhëzuese, është teknike. Përdoren terma teknikë, administrativë apo të fushave të ndryshme, të ndërthurur me leksikun e gjuhës së përditshme. Përdoret gjithnjë shqipja standarde, e thjeshtë dhe e qartë. Nga ana sintaksore, përdoren fjalitë me bashkërenditje, por edhe ato me nënrenditje, si shkakore apo kushtore. Këto fjali janë të qarta, pa nënkuptime dhe kryesisht të shkurtra.Sa i përket mënyrës së foljeve, më së shumti përdoret mënyra urdhërore dhe lidhore, por edhe ajo dëftore. Foljet, të cilat janë pjesë mbizotëruese e ligjëratës, janë në kohën e tashme, të formës veprore ose joveprore. Përdoret edhe veta e dytë njëjës dhe shumës, veta e tretë dhe format foljore modale: duhet, do, mund. Rami MemushajArti i të shkruarit, si çdo mjeshtëri tjetër, kërkon punë e durim për t’u zotëruar. Latinët thoshin Nulla dies linea (Asnjë ditë pa shkruar nga një rresht). Kuptimi i kësaj shprehjeje është që çdo ditë duhet të shkruajmë nga pak, po ashtu si ai sportisti që stërvitet rregullisht për të arritur rezultate të larta në gara.Ndër shqiptarët, këtë nevojë e ka vënë në pah Faik Konica, një nga më të shquarit mjeshtra të letrave shqipe. Qysh njëqind vjet më parë, ai i këshillonte lëvruesit e rinj të shqipes: “S’është mjaft të marrë pendën njeriu dhe të nxinjë kartë, duhet të mësonjë të shkruajë me mjeshtëri, se s’arrin të hedhësh gurë më gurë për të ngritur një shtëpi, është nevojë t’i vësh gurët radhë më radhë që të lidhen dhe të qëndrojnë shëndoshë e bukur”. Kjo do të thotë se, për të patur sukses në shkrimin e një krijimi, duhet t’u përmbahemi edhe kërkesave e rregullave të caktuara. Së pari, të jemi të qartë për llojin e prozës që do të lëvrojmë: do të shkruajmë një skicë letrare, një përshkrim, një reportazh, përshtypje udhëtimi, një ese, një recension apo një artikull shkencor etj. Secili lloj ka veçoritë e veta, prandaj edhe puna përgatitore për çdonjërin është e ndryshme. Hapi tjetër është të vendosim përse do të shkruajmë, që të zgjedhim temën. Zgjedhja e temës është diçka vetjake, d.m.th., diçka që varet nga përvoja, fusha, njohuritë në atë fushë, prirjet dhe gjendja psikike e individit, kështu që për këtë pikë mund të jepen veçse këshilla të përgjithshme. Më tej, do përcaktuar çfarë do të shkruajmë rreth temës së zgjedhur. Përshtypjet, faktet rreth objektit të shkrimit tonë janë të shumta; kjo temë mund të jetë trajtuar edhe nga të tjerë para nesh. Prandaj kërkohet të bëjmë një zgjedhje të kujdesshme të gjërave që janë më të rëndësishme, më domethënëse, të panjohura për lexuesin. Kur dikush ka shkruar për temën e zgjedhur prej nesh, atëherë është e domosdoshme të lexojmë ç’ka shkruar, në mënyrë që të mos rrahim ujë në havan duke zbuluar sërish Amerikën.Hyrja Zhvillimi61

