Page 64 - Demo
P. 64


                                    1 Ç’lloj informacioni bart paragrafi i mëposhtëm? Ku do të vendosej ky paragraf nëse do t’ia bashkëngjitnit tekstit të mësipërm?Çdo shkrim mbyllet me përfundimet, ku rimerren edhe njëherë shkurt tezat dhe idetë e hedhura prej autorit të shkrimit në pjesën qendrore të punimit, duke theksuar se ç’mbetet e pazgjidhur apo nuk qe e mundur të trajtohej. Kjo pjesë e punimit, ashtu si hyrja, nuk duhet të jetë më e gjatë se një paragraf.2 Plotësoni elementet e skemës së komunikimit për tekstin që lexuat. 3 Renditni udhëzimet e tekstit “Arti i të shkruarit”, duke ruajtur vijimësinë logjike të përdorur në fragment. (Secili udhëzim të shprehet me një fjali.)4 Ç’karakteristika strukturore kanë paragrafët e këtij teksti?Paragrafi hyrës: Paragrafi i parë i zhvillimit: Paragrafi i dytë i zhvillimit: Paragrafi i tretë i zhvillimit: Paragrafi përmbyllës: 5 Shkruani rregulloren e klasës suaj. Mbani parasysh udhëzimet e dhëna nga autori në tekstin e mësipërm.USHTRIMEÇështja e fundit, por më e rëndësishmja është të dimë si do të shkruajmë. Siç u vu në dukje më sipër, secili nga llojet letrare që duam të lëvrojmë, paraqet veçoritë e vështirësitë e veta. Përshkrimi i diçkaje, analiza e fakteve etj., duhen bërë në mënyrë të atillë që ne vetë të ndiejmë kënaqësinë estetike të krijimit dhe lexuesi të tërhiqet për ta lexuar krijimin tonë.marrë nga “Shqipja standarde”, 2005Mbyllja62
                                
   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68