Page 65 - Demo
P. 65
TË LEXUARITTeknikat e shkrimit të udhëzimevePlanifikimi i shkrimitNë fazën e planifikimit analizohet situata e komunikimit për të cilën do të jepen udhëzimet, duke mbajtur parasysh marrësin dhe qëllimin e shkrimit.Përvijohet struktura e udhëzimeve duke u ndalur te çështjet kryesore të informacioneve që do të paraqiten në tekst.Marrim informacion për audiencen, në mënyrë që të përdorim një nivel gjuhësor qartësisht të detajuar dhe në përputhje me aftësitë e saj.Hartimi i shkrimitNë fazën e shkrimit të udhëzimeve, duhet zbatuar me përpikëri struktura, sipas së cilës ato renditen hap pas hapi, sipas rëndësisë. Përdoren shënime dhe paralajmërime, të cilat vendosen në fillim të udhëzimeve (p.sh.: Pjesa e përparme e Dekoderit HD ALBtv mbrohet nga një shtresë e tejdukshme plastike. Kjo duhet të hiqet dhe të hidhet përpara përdorimit të produktit.) ose paraqitet lista e objekteve apo e përbërësve (p.sh.: pjesët e telekomandës: llambushka e aktivizimit, pulsimi me rreze të kuqe...).Jepen paraprakisht shpjegime specifike dhe të domosdoshme: “Para se të filloni, sigurohuni që...” etj.Përgjatë udhëzimeve nuk jepen informacione të panjohura nga marrësi, pra nuk jepen përkufizime konceptuale, por jepen gjithnjë informacione të qarta e të sqaruara që vihen në praktikë.Përdoren folje që i tregojnë lexuesit se duhet të bëjë diçka: “hapni valvulën...”, “shtypni butonin...” etj.Udhëzimet jepen të plota dhe nuk përmbajnë paqartësi. Ato shoqërohen me ilustrime figurative, harta, grafikë, tabela, sipas përmbajtjes së tyre.Udhëzimet kanë një numër të kufizuar dhe jo të tejzgjatur, në mënyrë që marrësi i informacionit të mos ketë ngarkesë informacioni. Titulli i udhëzimeve paraqet qartë përmbajtjen e tyre.TEKNIKAT E SHKRIMIT TË TEKSTEVE UDHËZUESEUdhëzimet dhe shkrimi i tyre janë një kërkesë e vazhdueshme dhe e zakonshme për zhvillimin e veprimtarive të ndryshme njerëzore. Shembuj të tyre janë rregulloret, recetat e gatimit, manualet ose udhëzimet për përdorimin e pajisjeve, ligjet etj.63

