Page 66 - Demo
P. 66
Çfarë duhet të bëjmë për të shkruar mirë? Gj. Shkurtaj Shpesh dëgjojmë të thuhet se ky ose ai “di të shkruajë”, kurse për të tjerë thuhet e kundërta, a thua se të shkruarit është ndonjë makinë, së cilës dikush di t’i japë e dikush jo. Ngjashmëria, qoftë edhe disi trashazi, qëndron. Për të ngarë makinën duhet kurs dhe ushtrime për disa muaj radhazi, si dhe shkathtësimi që sjell praktika e ngarjes së saj në kohë të gjatë, d.m.th., për shumë vjet. Me fjalë të tjera, të shkruarit, ashtu si të ngarët e makinës dhe çdo veprimtari tjetër e njeriut, në thelbin e vet është një profesion, një mjeshtëri. Si e tillë, gjuha e shkruar ka nevojë së pari, të mësohet në shkollë, si lëndë mësimore kryesore, pastaj, gjatë gjithë jetës, ata që ia hyjnë punës “me fjalën e shkruar”, do të kenë nevojë të nxënë e të përvetësojnë të gjitha hollësitë e drejtshkrimit, të normës gramatikore dhe do të zgjerojnë pa e shteruar kurrë sasinë e fjalëve dhe termave të nevojshëm sipas fushës së veprimtarisë përkatëse. Rikthehemi te pyetja: Çfarë duhet të bëjmë për të shkruar mirë? Së pari, duhet të ecim në atë rrugë që kemi ecur deri më sot, por duke shtuar kujdesin. Të mësohet gjuha shqipe në shkollë, duke thelluar edhe më tej dijet që jepen në shkollën e mesme. Të shtohet kujdesi për botimet shkollore të të gjitha llojeve dhe të synohet që të mos ketë gabime drejtshkrimore e përgjithësisht të zotërojë norma gjuhësore në to, sepse ato japin gjedhën a modelin e të shkruarit për nxënësit e studentët. Për të shkruar mirë shqip, për të pasur kompetencë të plotë gjuhësore, për të gjithë ata që ua do puna ta kenë shkrimin si profesion, janë të domosdoshme tri gjëra:Njohje e mirë e rregullave të gjuhës shqipe “standarde”. Në radhë të parë rregullat e drejtshkrimit dhe të pikësimit e të sintaksës.Njohje e dobësive ose mangësive të formimit gjuhësor personal. Sokrati i mençur thoshte: “Fitorja më e madhe është ta njohësh dhe ta mposhtësh vetveten”. Pa njohur çfarë na mungon, nuk mund të gjejmë se çfarë na duhet.Aftësi dhe vullnet për vetëkorrigjim të teksteve, duke ndërmarrë me durim kontrollin e vazhdueshëm të asaj që shkruan, natyrisht, duke u orientuar edhe nga ajo që secili e njeh si dobësi ose mangësi të vetën.marrë nga “Si të shkruajmë shqip”, 2008Rishikimi i shkrimitKontrolli i përmbajtjes nëpërmjet pyetjeve: A janë dhënë të plota udhëzimet? A kanë ato një renditje logjike hap pas hapi? A janë ato lehtësisht të zbatueshme në praktikë?Kontrolli i formës nëpërmjet pyetjeve: A është përdorur stili i duhur gjuhësor? A janë zbatuar rregullat drejtshkrimore dhe shenjat e pikësimit?64

