Page 67 - Demo
P. 67


                                    1 Ndër përcaktimet e dhëna, shënoni me  karakteristikat e tekstit të mësipërm. Informacionet renditen në mënyrë kronologjike. Udhëzimet renditen në mënyrë logjike. Leksiku i përdorur përmban terma, të cilët kërkojnë lexues të specializuar. Autori referon me shembuj konkretizues. Mbyllja është konkluzion i argumenteve të dhëna gjatë zhvillimit. Udhëzimet përfshijnë të dhëna, data, emra personash. Udhëzimet i referohen procesit të të shkruarit.2 Dalloni dhe nënvizoni:  udhëzimet e përgjithshme për të shkruar mirë; udhëzimet specifike.3 Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme, duke iu referuar të dhënave të tekstit, por duke u shprehur me fjalë të tjera. Ç’këshilla jep autori lidhur me shkollën? Si e motivon ai nevojën e të shkruarit mirë? Cili është qëllimi i përdorimit të fjalisë pyetëse në fund të paragrafit hyrës?4 Shpjegoni kuptimin leksikor të fjalës kompetencë. Zëvendësojeni me një fjalë sinonime, duke ruajtur kuptimin në kontekstin e dhënë.5 Cila është analogjia që përdor autori në hyrje? Shpjegojeni dhe nxirrni konkluzione rreth stilit të këtij shkrimi.6 Ndër karakteristikat gjuhësore të dhëna, shënoni me  ato të tekstit të mësipërm. Përdoren folje të mënyrës urdhërore. Përdoren folje të mënyrës lidhore. Përdoren fjalitë shkakore. Përdoret veta e dytë shumës. Përdoret veta e parë njëjës. Përdoret veta e përgjithësuar.7 Lidhni informacionin e tekstit me përvojat tuaja në procesin e të shkruarit. Cilat janë disa udhëzime të tjera që do t’u sugjeronit shokëve tuaj? Shkruani jo më pak se pesë udhëzime.USHTRIME65
                                
   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71