Page 69 - Demo
P. 69


                                    Fjalët e përbëra me lidhje këpujore ndërmjet gjymtyrëve tyre: dritëhije, fytafyt, juglindje, këmbadoras, marrëdhënie, shitblerje, shurdhmemec, verilindje, veriperëndimor, veshmbathje etj. Emrat: ecejaket, farefis, fëshfëshe, gjëegjëzë, rraketake, shtojzovalle, taketuke, thashetheme  etj. Mbiemrat: i pakundshoq, (i, e) patëmetë, (i, e) pavënëre,  etj.Numërorët (numërorët themelorë që nga njëmbëdhjetë deri më nëntëmbëdhjetë, ata që tregojnë dhjetëshe, qindëshe, si edhe numërorët rreshtorë, pavarësisht nga numri i pjesëve përbërëse të tyre): njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë... nëntëmbëdhjetë; tridhjetë, pesëdhjetë, nëntëdhjetë etj.; njëqind, dyqind, katërqind etj.; (i, e) njëmbëdhjetë, (i, e) dymbëdhjetë, (i, e) tridhjetenëntë, (i, e) pesëdhjetegjashtë, (i, e) njëmijekatërqindepesëdhjeteshtatë, (i, e) njëmiliontë etj. Përemrat e pacaktuar:  asgjë, askurrkush, askush, asnjeri, asnjë, asnjëri, cilido, çdo, çdonjëri, disa, gjëkafshë, gjësendi, gjithçka, gjithkush, kurrfarë, kurrgjë, kushdo, ndokush, pakkush, rrallëkush, secili, sekush, sikush, shumëkush, tjetërkush etj. Ndajfoljet e parafjalët: afërmendsh, anembanë, askund, asnjëherë, aspak, atëherë, doemos, gjithashtu, gjithherë, gjithkund, gjithmonë, gjithnjë, hëpërhë, kësisoj, kurrkund, kryekëput, matanë, menjëherë, mezi, mënjanë, mirëfilli, ndonjëherë, ndopak, nganjëherë, njëfish, njëherazi, paksa, paksëpaku, papritmas, parmbrëmë, përgjithmonë, përmendsh, përmes, përnatë, përnjëherë, prapëseprapë, qëkur, rrallëherë, sakaq, shpeshherë, tatëpjetë, tejpërtej, tekdo, vetvetiu etj. Lidhëzat: derisa, domethënë, gjersa, gjithsaherë, kurse, megjithatë, megjithëkëtë, megjithëqë, megjithëse, meqenëse, meqë, mirëpo, ndërsa, ndonëse, ngaqë, ngase, nëse, përderisa, përveçqë, përveçse, poqë, porsa, porse, porsi, posa, prejse, qëkurse, sapo, sesa, siç, sikur, sikurse, teksa, veçse etj. Pjesëzat: kushedi, pikësëpari, pothuaj, pothuajse, seç, thuajse etj. Pasthirrmat: obobo, ububu, faleminderit, lamtumirë, mirëdita, mirëmbrëma, mirupafshim, tungjatjeta etj. Shkrimi i fjalëve ndaras Shkruhen ndaras ato njësi që janë pjesë e një togfjalëshi, e një shprehjeje ose e një emërtimi të përbërë. Në këtë grup përfshihen: Togfjalëshat e tipit emër në rasën emërore + emër në rasën rrjedhore: bar blete, bar zemre, lule blete, vaj peshku etj. Togfjalëshat me kuptim mbiemëror, të përbërë nga emrat bojë ose ngjyrë + një emër në rrjedhore: bojë (ngjyrë) ari, bojë arre, bojë deti, bojë gruri, bojë hiri, bojë limonibojë mjalti, bojë qielli, bojë shege, bojë tulle, bojë ulliri, bojë uthulle, bojë vaji etj. Ndajfoljet dhe shprehjet ndajfoljore, si: së afërmi, së bashku, së dyti, së fundi, së jashtmi, së larti, së paku, së pari; më së fundi, më së miri; për së afërmi, për së largu, për së mbari; më dysh, më katërsh; për një, për dy, për tre etj. 67
                                
   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73