Page 70 - Demo
P. 70
Shprehjet ndajfoljore të formuara nga dy fjalë, të njëjta ose të ndryshme, të lidhura mes tyre me një parafjalë ose me lidhëzën e: këmbë mbi këmbë; kokë më kokë, kot më kot, sy më sy; ca nga ca, dy nga dy, një nga një; rrugë pa rrugë, punë pa punë; brez pas brezi, herë pas here, kohë pas kohe; aty për aty, ballë për ballë, ditë për ditë, dorë për dorë, mes për mes, një për një, pikë për pikë, sot për sot, tani për tani, vit për vit; fund e krye, fund e majë, kokë e këmbë; shkel e shko; mbarë e prapë, rreth e rrotull, veç e veç etj. Ndërtimet e tipit me ose për + emër në kallëzore të pashquar, me vlerë kryesisht ndajfoljore: me ditë, me kohë, me natë, me ngut, me padurim, me radhë, vrap; për shembull, me të pabesë etj.Numërorët themelorë të formuar me pjesëmarrjen e fjalëve mijë, milion, miliard etj., dhe pjesët përbërëse të një numërori themelor, të lidhura me lidhëzën e: një mijë, dy mijë, tri mijë, dyzet mijë, një milion, dy milionë, një miliard, dy miliardë; njëzet e një, njëzet e shtatë, tridhjetë e dy, dyzet e katër, shtatëdhjetë e tre, njëqind e një, njëqind e trembëdhjetë, treqind e pesëdhjetë e katër, një mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e tre, njëzet e tetë mijë e katërqind e pesëdhjetë e shtatë etj. Shprehjet parafjalore ose lidhëzore, si: aq sa, ashtu si, deri ku, deri kur, deri në, duke qenë se, edhe pse, edhe sikur, gjer kur, gjer në, kaq sa, kështu që, kurdo që, mjaft që, në qoftë se, në mënyrë që, në rast se, ngado që, po të jetë se, që se, qysh se, sado që, sapo që, si edhe, sido që, vetëm se etj. Shprehjet emërore për qind, për mijë etj.: pesë për qind, qind për qind, njëqind e pesëdhjetë e pesë për qind, dyqind për mijë; 8 për qind, 120 për qind, 50 për mijë etj. Pjesëza u e trajtave pësore-vetvetore, kur ndodhet para foljes: u afrova, u lodhëm, u nisëm etj. 68

