Page 71 - Demo
P. 71


                                    1 Gjeni ose formoni fjalë të përbëra me lidhje përcaktore, ku njëra prej gjymtyrëve të jetë: ballë, bashkë, besë, bojë, buzë, dorë, faqe, fletë, gjysmë, kokë, krye, kundër, lule, ndihmës, para, pikë, projekt, udhë, vend, zëvendës.2 Fjala bojargjend është fjalë e përbërë dhe shkruhet njësh, si një fjalë e vetme. Argumentoni pse fjalët bojë (ngjyrë) argjendi shkruhen të ndara. Po fjalët bojëlimon, bojëmanushaqe, bojëmjaltë, bojëportokall, bojëshegë, bojëvjollcë, fletëhyrje, fletëlavdërim, brendapërbrenda, dalëngadalë, drejtpërdrejt, sidoqoftë, shpeshherë, si duhen shkruar: si një fjalë e vetme apo ndaras?3 Shprehni me fjalë të tjera shprehjet pasthirrmore të mëposhtme. Çfarë shpreh secila prej tyre?Mirë ardhshi! Mirë ju gjetshim! Mirë se na erdhët! Mirë se vjen! Puna mbarë! Punë të mbarë! Udha mbarë! Udhë të mbarë! Mbarë pastë! Nga mot gëzuar! E paçim me jetë! Për shumë vjet! Për shumë vjetgëzuar! Qofshi shëndoshë! Me shëndet! Shëndet paçi! Ju faleminderit! Të falemnderit!4 Rishkruani fjalitë e mëposhtme, duke korrigjuar rastet në të cilat nuk janë zbatuar rregullat e drejtshkrimit.Nxirrni për qindjen e normës së interesit, bazuar në të dhënat e mëposhtme.Në testimin e tremujorit të parë, klasa jonë doli 98 përqind.Mirëse na erdhët, nxënës të dashur!Nuk do të lëvizni nga këtu, deri sa të mbërrijnë ekskursionistët e tjerë. Uji i lumit ishte i thellë, kështuqë ne ecëm derisa gjetëm urën e parë. Nëqoftëse ndihesh i lodhur, pusho, sadoqë puna duhet mbaruar brenda ditës.Nëse do të ishit stërvitur më seriozisht, garën do ta fitonte shkolla jonë.Futuni dyngady, jo njëripastjetrit,Në atë kohë u dëgjua zhurma e vajzave që sa po dolën nga palestra.Na ishte njëherë një vajzë, e cila, njëherë në javë i ngjitej malit përpjetë, papushuar deri në majë.USHTRIMEShprehjet pasthirrmore që shprehin përshëndetje, urime, falënderime, ngushëllime etj.: Mirë ardhshi!, Mirë ju gjetshim!, Mirë se erdhe!, Mirë se ju gjeta!, Mirë se erdhët!, Mirë se na erdhët!, Puna mbarë!, Udhë të mbarë!, Nga mot gëzuar!, E paçim me jetë!, Për shumë vjet!, Me shëndet!, Shëndet paç!, Ju faleminderit!, Të falemnderit! etj. 69
                                
   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75