Page 72 - Demo
P. 72
DREJTSHKRIMShkruhen me vizë lidhëse në mes: Formimet e përftuara nga përsëritja e një fjale në të njëjtën trajtë ose në trajta të ndryshme: copë-copë, çika-çika, duar-duar, fije-fije, fletë-fletë, grupe-grupe, herë-herë, kokrra-kokrra, lara-lara, lloj-lloj, ngjyra-ngjyra, shkallë-shkallë, tufa-tufa, vende-vende, vise-vise; këmbakëmbës, shoqi-shoqin etj. Formimet e përftuara nga bashkimi i dy antonimeve: aty-këtu, hyrje-dalje, pritjepërcjellje etj. Formimet e përftuara nga bashkimi i dy numërorëve themelorë (për të shënuar një sasi të përafërt): dy-tri orë, dhjetë-pesëmbëdhjetë vjet, 10-15 vjet, katër-pesë veta, pesë-gjashtë ditë, 5-6 ditë, afate dy-tremujore, periudha njëzet-tridhjetëvjeçare etj. Formimet onomatopeike të përftuara nga përsëritja e një fjale në të njëjtën trajtë ose në trajtë të ndryshuar: bam-bam, fiu-fiu, ham-ham, hum-hum, llap-llap, oshosh, tak-tak; gau-giu, tik-tak etj. Emërtimet e përbëra të njësive të matjes: ditë-punë, gram-molekulë, kalë-fuqi, kilovat-orë, orë-makinë, orë-normë, ton-kilometër, vit-dritë etj. SHKRIMI I FJALËVE ME VIZË LIDHËSE NË MESDisa fjalë të përbëra dhe një numër formimesh të tjera shkruhen me vizë lidhëse në mes. Zakonisht, gjymtyrët e këtyre fjalëve janë të barasvlershme nga pikëpamja kuptimore, duke plotësuar njëra-tjetrën në mënyrë të ndërsjellë.70

