Page 73 - Demo
P. 73
Emërtimet e përbëra të njësive të ndryshme të klasifikimit: grup-kulturë, grup-mallra, grup-moshë etj. Emërtimet e tipit: bar-bufe, hotel-restorant, (trajta) pësore-vetvetore, shtëpi-muze, qytet-muze, vagon-restorant, vinç-urë, (punimet e) shpim-kërkimit, plan-detyrë, qen-ujk etj. Formimet terminologjike të tipit: (raketa) ajër-ajër, ajër-tokë, tokë-ajër, tokë-tokë etj. Formimet kryesisht mbiemërore, që shprehin marrëdhënie plotësuese ose të ndërsjella: analitiko-sintetik, ekonomiko-shoqëror, historiko-gjeografik, politikokulturor, afro-aziatik, anglo-amerikan, austro-hungarez, franko-gjerman, greko-romak, shqiptaro-grek, trako-ilir etj. Formimet që përmbajnë pjesëzën ish- përpara emërtimeve të ndryshme: ish-drejtor, ish-komandant, ish-kryeqyteti, ish-kryetari i shoqatës, ish-ministër etj. Emërtimet e përbëra të pikave të horizontit, të formuara prej një fjale të thjeshtë dhe prej një fjale të përbërë: jug-juglindje, jug-jugperëndim, lindje-verilindje, perëndim-jugperëndim, veri-verilindje etj. Emrat e përbërë të krahinave e të fshatrave: Bardhaj-Reç, Çermë-Biçak, Dars-Fshat, Mborje-Drenovë, Nikaj-Mertur, Pezë-Helmës, Labinot-Fushë, Labinot-Mal, Fier-Shegan, FushëLurë, Zall-Herr etj. Emrat e përbërë gjeografikë të huaj: Buenos-Ajres, Hong-Kong, Kosta-Rika, KualaLumpur, Nju-Delhi, Nju-Jork, Pa-dë-Kale, Port-Artur, San-Hoze, San-Marino, Santo-Domingo, Sent-Etien, Sierra-Leone, Tel-Aviv, Tian-Shan, Ulan-Bator etj. Në emërtimet gjeografike, që si pjesë të parë kanë një nyjë të përparme në gjuhët përkatëse, ndërmjet saj dhe pjesës tjetër nuk vihet vizë lidhëse: La Paz, La Plata, La Valeta, Los Anxhelos etj. Kujdes! Emrat ose mbiemrat e huaj të personave të përbërë prej dy a më shumë pjesësh: Abu-Ali, Abu-Ali-Ahmet, Frederik Zholio-Kyri, Ge-Lisak, Ibn-Batuta, Mak-Donald, Mari-Luizë, Sen-Simon, Sen-Zhyst etj. Pjesët përcaktuese të mbiemrave të personave shkruhen pa vizë lidhëse e pa kllapa: Aleksandër Dyma Biri, Gavril Dara Plaku, Gavril Dara i Riu, Katoni i Ri etj. Kujdes! Numërorët rreshtorë, kur vetë numri ose një pjesë e tij shënohet me shifra arabe: klasa e 2-të, kreu i 4-t, e 5-ta A, i 74-ti, i 50-mijëti ose i 50 000-ti, i 200-milionti ose i 200 000 000-ti etj. Kur numërori rreshtor shkruhet me shifër romake, përdoret pa prapashtesë dhe pa nyjë të përparme: klasa I, Kreu XVI, Gjergj Balsha I, Luigji XIV, Mehmeti II etj. Kujdes! Emërtimet e përvjetorëve dhe formimet e ngjashme me to, kur numërori shënohet me shifër: 100-vjetori i Pavarësisë; shkolla 9-vjeçare; 15-ditëshi i parë i shtatorit; 30-vjetëshi i parë i shekullit XX etj. 71

