Page 74 - Demo
P. 74


                                    1 Shkruani formimet që mund të përftohen nga përsëritja fjalëve të dhëna:besë, bojë, duar, fletë, gjysmë, pikë, palë, petë, pjesë, fort, ciu, bam, fap, ham, paf, dita, gati. 2 Shkruani gjashtë fjalë që mund të përftohen nga bashkimi i dy antonimeve.3 Rishkruani shembujt e dhënë, duke i kthyer në numra numërorët e shënuar me fjalë: njëqindetridhjetë vjetori i Mësonjëtores së parë shqipe; pesëdhjetëvjetori i lindjes së xhaxhait; shkolla nëntëvjeçare; ngjarjet e një mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e shtatës; shekulli njëzet e një; gjashtëmbëdhjeta është katër herë më e madhe se katra.4 Rishikoni dhe rishkruani tekstin e mëposhtëm. Dalloni rastet ku nuk janë zbatuar rregullat e drejtshkrimit.Para dy vjetësh mora pjesë në një konferencë rinore në Lisbonë. Ishte konferenca e XII-të ndërkombëtare. Udhëtimi me avion Tiranë-Lisbonë ishte mjaft i këndshëm, pasi qëndruam mbi 5-së orë në Vjenë të Austrisë. Nga aeroporti në Vjenë shkuam me tren ekspres. Në konferencë u njoha me disa frankogjermanë. Erdhën përfaqësues nga O.K.B. dhe ekspertë të Unicef-t. Ditën 2 të konferencës, unë kisha ditë-lindjen. Ishte hera e I-rë që unë do ta festoja larg familjes e fare fisit tim. Kur ora po i afrohej 24-s, unë numëroja tik takun e saj. Sa po akrepat mbuluan njëri tjetrin, pari më telefonoi babi. Edhe gjyshen tetëdhjetë e pesë vjeçare nuk e kishte zënë gjumi. U emocionova shumë dhe nuk e përmbajta dot veten. Hera herës u përlota. Më uruan dhe shumë bashkë moshatarë. Dy prej tyre ishin nga La-Valeta, ndërsa dy të tjerë nga San Salvadori. Mos më pyesni sa vjeç isha. Ju jeni një grupmoshë me mua. Ne atë herë ishin nxënës në klasën e XI-të.USHTRIME Emërtimet e shkurtuara të institucioneve, të zyrave, të organizatave etj.: AKP-ja (Agjencia Kombëtare e Provimeve), punonjësit e MAS-it (Ministrisë së Arsimit dhe Sportit), sesioni i 48-të i OKB-së, korrespondentët e ATSh-së, oxhaku i TECit, ekspertët e UNICEF-it, rregullorja e FIFA-s etj. 72
                                
   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78