Page 75 - Demo
P. 75
TË SHKRUARITPlanifikimiNë fazën e planifikimit të rregullores është e rëndësishme që të dini me saktësi se si realizohet procesi i hartimit të një rregulloreje. Duhet të keni të qartë qëllimin dhe audiencën së cilës i drejtohet rregullorja juaj. Planifikoni renditjen e rregullave apo të pikave, të cilat mund të jenë ligje të grupuara në nenet përkatëse, kjo në varësi të llojit të tekstit (p.sh.: Rregullorja e Senatit të shkollës). Planifikoni një renditje logjike të këtyre çështjeve.Për shembull, për të shkruar një rregullore të brendshme të bibliotekës së shkollës, planifikohen çështjet:• Objekti i rregullores• Qëllimi i rregullores• Baza ligjore• Anëtarësimi në bibliotekë• Detyrimet e lexuesitHartimiMbani parasysh se gjatë punës, mund t’ju duhet të hiqni, të fshini dhe të shtoni fjalë e fraza në tekst. Rregulloret sugjerohet të jenë të shkurtra dhe të kuptueshme. - Përdorni sa më pak fjali mohore.- Përdorni folje në formën veprore dhe sa më pak në formën joveprore.- Shmangni shprehjet që tregojnë pëlqimet dhe shijet tuaja në lidhje me udhëzimet që po jepni, p.sh., shprehje të tipit: “Anëtarësohuni në bibliotekë pasi leximi pasuron imagjinatën tuaj”. Këto lloj shprehjesh nuk janë të përshtatshme kur jeni duke shkruar një rregullore.- Zbatoni me përpikëri rregullat gramatikore dhe drejtshkrimore të shqipes. Në fund të rregullores shkruhet autorësia e hartuesit të saj, p.sh.: drejtori apo përgjegjësi i bibliotekës.Si hyrje mund të jepet një informacion sqarues, p.sh.: Kjo rregullore është hartuar mbështetur nëDispozitat Normative të arsimit parauniversitar, me miratimin e drejtorisë së shkollës. Disa nga pikat e përmbajtjes:• Çdo nxënës në gjimnazin Petro Nini Luarasi, ka të drejtën e shërbimit bibliotekar.• Nxënësi/ja pajiset me kartelë anëtarësimi, e cila rinovohet çdo vit.• Kartela e anëtarësimit plotësohet dhe firmoset nga të dyja palët: përgjegjësi i bibliotekës dhe lexuesi, sa herë që ky tërheq apo dorëzon libra.• Anëtari/ja e bibliotekës merr informacion për koleksionet e bibliotekës dhe për koleksionet e bibliotekave të tjera, nëpërmjet mjeteve tradicionale dhe elektronike të informacionit bibliotekar.• Nuk lejohet të huazohen më shumë se pesë libra për një afat kohor prej një muaji.• Për literaturën që nuk nxirret jashtë sallës së leximit të bibliotekës, ndihmohet lexuesi/ja duke i fotokopjuar vetëm një numër të kufizuar faqesh që i nevojiten (deri në 15 faqe për titull).• Libri nuk pranohet kur është i dëmtuar pa u riparuar dhe, nëse është i pariparueshëm, ai duhet të zhdëmtohet.SHKRUAJMË RREGULLORERregulloret janë tekste udhëzuese që përmbajnë rregulla dhe norma, të cilat shërbejnë për të siguruar mbarëvajtjen e punës në një fushë të caktuar, p.sh.: rregullorja e një biblioteke, shkolle, institucioni etj., si dhe ligjet.73

