Page 76 - Demo
P. 76


                                    Rishikimi i tekstitKontrolli i përmbajtjes. Gjatë këtij leximi, duhet t’i bëni vetes disa pyetje, si: A është shkruar qartë çdo pikë e rregullores, në mënyrë që lexuesi/audienca ta kuptojë lehtësisht dhe ta zbatojë atë? A është i logjikshëm kalimi nga një rregull te tjetri? A ka detaje të tepërta teksti juaj? Kontrolli i formës nëpërmjet pyetjeve: A është përdorur stili i duhur gjuhësor? A keni përdorur folje në formën veprore? A i keni zbatuar me përpikëri rregullat e drejtshkrimit dhe shenjat e pikësimit?Në përfundim të këtij hapi të tretë dhe të fundit, shkrimi i rregullores realizohet plotësisht me hedhjen e tekstit në të pastër, qoftë në letër, qoftë në kompjuter, në varësi të mënyrës se si duhet paraqitur.1 Plotësoni një rregullore të ngjashme me atë të shkollës suaj, duke iu përgjigjur pyetjeve që vijojnë.Rregullorja e shkollës së mesme 1. Në çfarë ore hyhet në shkollë? 2. Në çfarë ore fillon mësimi? 3. Sa minutëshe janë pushimet mes orëve të mësimit?4. Ku mund të kalohen pushimet e shkurtra dhe pushimet e gjata?5. Si duhet të sillen nxënësit gjatë kohës që janë në mjediset e shkollës?6. Cila është uniforma e detyrueshme (nëse ka të tillë) që nxënësi duhet të mbajë në shkollë?7. Nëse nxënësi është i sëmurë, brenda sa ditësh duhet të dorëzojë raportin mjekësor për të justifikuar mungesat? 8. Sa mungesa janë të lejueshme gjatë një viti shkollor?9. Në rast të mungesave për arsye familjare, çfarë duhet të bëjnë prindërit e fëmijës?10. Çfarë masash parashikohen për nxënësit që thyejnë rregulloren në shkollë?USHTRIME74
                                
   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80