Page 77 - Demo
P. 77


                                    2 Shkruani shkurtimisht se me cilat pika të rregullores së shkollës suaj jeni dakord dhe cilat pika do të donit që të rishikoheshin.3 a. Lexoni informacionet e dhëna.b. Shndërrojini ato në një tekst udhëzues me temë: Shkrimi i rregullores për sjelljet në komunitet.Shkolla ofron shërbime për zhvillimin e komunitetit, kurse komuniteti është pjesë përbërëse e aktiviteteve që organizon shkolla. Informacionet e mëposhtme janë përqendruar te prindërit, si një nga fuqitë thelbësore përbërëse të komunitetit.Prindërit janë pjesë e zhvillimit të jetës së nxënësve në shkollë.Prindërit marrin nisma për zhvillimin e orëve të hapura mësimore.Komuniteti jep ide për planet që ndikojnë në rritjen e performancës së nxënësve. Ata marrin pjesë nëpërmjet punëve vullnetare në shkollë ose, në raste të veçanta, japin fonde për zhvillimin e shkollës.Prindërit mund të mblidhen në shkollë nëse kanë nevojë për të diskutuar rreth përmirësimit të kushteve të shkollës apo rreth përmirësimit të marrëdhënieve mësues-nxënës-prindër.Prindërit ofrojnë shërbime në fushat që ata njohin ose punojnë: mjekësi, sport, arte etj.Prindërit janë të gatshëm të ndihmojnë në raste të problemeve dhe vështirësive të veçanta të çdo nxënësi.Prindërit bashkëpunojnë me shkollën për të hartuar një program për vullnetarizmin. Shkolla informon familjet dhe komunitetin për çështjet që duhen ndryshuar dhe u jep mundësi të reagojnë.Prindërit dhe komuniteti trajnohen për të zotëruar aftësi të menaxhimit dhe diskutimit të ideve për përmirësimin e cilësisë së shkollës.Shkolla ndihmon prindërit dhe komunitetin të njohin politikën e menaxhimit të institucionit që ndikon në zhvillimin dhe arritjet e nxënësve.Prindërit dhe komuniteti bëhen nismëtarë dhe organizatorë të fushatave sensibilizuese në dobi të veprimtarive që ndërmerr shkolla.Prindërit dhe familjet ndërveprojnë për të mobilizuar të gjithë aktorët që të mbështetin veprimtaritë që ndikojnë në zhvillimin dhe arritjet e nxënësve.Prindërit dhe drejtuesit e shkollës organizojnë takime me aktorët lokalë për të diskutuar ide dhe probleme të shkollës dhe të komunitetit.75
                                
   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81