Page 78 - Demo
P. 78
MORFOLOGJINdajfoljet kanë kuptim tё mёvetёsishёm leksikor dhe nё fjali pёrdoren si gjymtyrё mё vete, si rrethanorё apo pёrcaktorё. Mos vepro kёshtu me mendjen tёnde se nuk do tё tё dalё mirё!Ai foli shumё shpejt dhe pak tё pranishёm e kuptuan qёllimin e tij.Ajo vinte rrallё nё qytetin e lindjes, por kur vinte çmallej me tё gjithё.Ditё pёr ditё nё stinёn e dimrit majat e maleve qё rrethonin qytetin, zbardhnin nga dёbora.Klasifikimi i ndajfoljeve Sipas funksionit që kryejnë në fjali, ndajfoljet ndahen në dy grupe:në ndajfolje përcaktore dhe në ndajfolje rrethanore.Ndajfoljet përcaktore emërtojnë tiparin e një veprimi të shprehur nga folja, si dhe shkallën e intensitetit të këtij veprimi: Këndonte bukur. Ecte shumë.Ndajfolja është ajo pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që emërton një tipar të veprimit a të gjendjes së shprehur nga folja. Ajo tregon shkallën e një cilësie a të një rrethane.KujtojmëNDAJFOLJAu ngjit lartu ngjit shpejtzbriti poshtëu futën brendaecën drejtështë pranëkaluan anash76

