Page 79 - Demo
P. 79


                                    Ndajfoljet rrethanore emërtojnë rrethanën në të cilën kryhet veprimi i shprehur ngafolja: Erdhi dje. U ngjit lart. Përse të të lajmëroja?Në grupin e ndajfoljeve përcaktore,bëjnë pjesë:Në grupin e ndajfoljeve rrethanore, bëjnë pjesë:ndajfoljet e mënyrës: mirё, shpejt, bukur, drejt, burrërisht, copё-copё, fije-fije, kёshtu si? etj.ndajfoljet e kohës: dje, herёt, kurrё, sot, vjet, vonё, mbrёmё, kur? etj.ndajfoljet e sasisë: shumё, mjaft, tepёr, fare, pak etj.ndajfoljet e vendit: afёr, brenda, jashtё, asgjёkund, kёtu, pranё, ku? etj.ndajfoljet e shkakut: përse? pse?Fjalё tё tilla si: afёr, larg, pranё, pёrballё, gjatё, anёs, matanё, sipёr, poshtё, jashtё, brenda, drejt etj., mund tё pёrdoren edhe si ndajfolje, edhe si parafjalё. Kur pёrdoren si parafjalё, qёndrojnё pёrpara emrit, pёremrit ose numёrorit, ndёrsa kur pёrdoren si ndajfolje plotёsojnё kuptimin e foljes dhe zakonisht qёndrojnё pas saj. Ishte afёr dhe nuk mund tё mungonte nё festёn e pёrgatitur enkas pёr tё. (ndajfolje)Afёr shkollёs ishin mbledhur shumё nxёnёs dhe po prisnin ardhjen e grupit tё famshёm muzikor. (parafjalё)Sipas mënyrës së fjalëformimit, ndajfoljet i kemi tё parme: mirё, shpejt etj.; tё prejardhura: trimërisht, barkazi etj.; tё pёrngjitura: kurdo, gjithnjë, këmbadoras etj;lokucione ndajfoljore: njё nga njё, sot pёr sot, ditё pёr ditё etj. të parmelokucionetë përngjitura Ndajfolje të prejardhuraShkallët e ndajfoljeve Ndajfoljet lidhen me mbiemrat se janё tё vetmet pjesё ligjerate qё kanё kategorinё gramatikore të shkallёs, dhe tё dyja këto pjesë ligjërate emёrtojnё tipare dhe cilёsi. Ndajfolja cilёson veprimin e shprehur nga folja, ndryshe nga mbiemri qё cilёson emrin. Disa ndajfolje si: sot, mbrёmё, njёsoj, pёrmbys etj., pёrdoren vetёm nё shkallёn pohore, disa tё tjera sikurse edhe mbiemrat kanё tri shkallё: shkallёn pohore, krahasore dhe sipёrore. Tё tilla janё: mirё, keq, bukur, ngadalё, herёt, vonё, afёr, poshtё etj.Pёr formimin e shkallёs krahasore dhe sipёrore tё ndajfoljeve pёrdoren po ato mjete shprehjeje qё pёrdoren edhe pёr shkallёt e mbiemrave. 77
                                
   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83