Page 80 - Demo
P. 80
1 Gjeni ndajfoljet dhe përcaktoni llojin e tyre sipas funksionit që kryejnë në fjali.Nuk dola si zakonisht në mëngjes të pija kafenë, por tani dielli ikte larg, kur zura një karrige jashtë dhe ende po i fshija sytë e mpirë. Tё ecurit poshtё e pёrpjetё nёpёr rrugёt me kalldrёm e kishte lodhur shumё dhe hap pas hapi po e linin fuqitё. Piktori ecte mendueshёm buzё detit, duke parё retё qё zbrisnin gjithnjё e mё poshtё.Ne e sollëm bisedën në mënyrë të tillë, që ai ta tregonte ngjarjen natyrshëm dhe hollësisht.2 Vendosni nga njё ndajfolje nё vendet bosh të fjalive tё mёposhtme dhe analizojini ato sipas mënyrës së fjalëformimit.kokё mё kokё, pse, vonё, vazhdimisht, jashtё, fare, poshtё, matanёAi atje, nё dhomёn ishte i biri qё kishte ardhur nga pak ditё mё parё. Ata, bashkë me të tjerët, përkuleshin te qemeri i gurtë, thoshin diçka me njëri-tjetrin, pastaj zgjatnin kokat vështronin këmbët e urës dhe prapë mblidheshin . Në lagjet më të largëta, atje ku shtëpitë ishin më të vetmuara, ngaqë lajmet e reja arrinin më , donin s’donin, kënaqeshin me të vjetrat. Shtëpia e gurtë e Babametove, e cila ndodhet pranë zonës muzeale, ka qenë një ndër shtëpitë gjirokastrite më të vizituara nga personalitet e kulturёs. Po na kishin paralajmëruar antikët dhe më pas klasikët, çfarë është në të vërtetë pasioni?USHTRIMEPёr formimin e shkallёs krahasore, e cila gjithmonё ka nё bazё njё krahasim, pёrdoren ndajfoljet e sasisё mё, aq, kaq para ndajfoljes dhe lidhёzat se, sa, pas ndajfoljes.Ndajfolja nё shkallёn sipёrore tregon se cilёsia apo intensiteti i veprimit ёshtё nё shkallё shumё tё lartё, jashtё çdo krahasimi. Pёr formimin e shkallёs sipёrore pёrdoren ndajfoljet e sasisё: shumё, mjaft, tepёr etj. Ajo interpretonte bukur dhe tё gjithё e dёgjonin me ëndje. Shkruante mё bukur se shokёt e tij, prandaj kishte gjithmonё shumё lexues. Nuk ishte e rastit qё ai mori çmimin e parё, pasi pikturonte jashtёzakonisht bukur.78

