Page 81 - Demo
P. 81


                                    3 Shkruani në tabelë ndajfoljet e fjalive të mëposhtme. Tregoni se si është formuar shkalla e secilës prej tyre dhe vendoseni në të tria shkallët.Ai lajm erdhi krejt papandehur, por qytetarёt e pritёn shumё qetё dhe situata ishte qetёsuar jashtёzakonisht shumё. Zёri nuk i dilte mё aq fort dhe dora nuk i bindej mё aq lehtё si mё parё, edhe pse po pёrpiqej shumё, hap pas hapi, ditё pёr ditё.Në familje të tilla të lidhura fort pas traditёs, gjuha është kaluar brez pas brezi, deri te më të vegjlit.Sara e shikonte nga ballkoni se si zhdukej, pastaj duart e tij dilnin dhe kapeshin fort pas ujit duke e ngritur të gjithin shumё lart. Gjyshi pёrsёri mallohej kur kujtonte fshatin, por jo aq shpesh dhe aq fort sa dikur. Ndajfolja Shkalla pohore Shkalla krahasore Shkalla sipërore4 Formoni fjali me fjalёt: shumё, pak, mjaft, kaq, duke i pёrdorur si ndajfolje dhe si pёremra tё pacaktuar.5 Tregoni ç’pjesё ligjërate janё fjalёt me ngjyrë të kuqe dhe analizojini ato.Dielli kishte perënduar prapa malit, por, megjithatё rrezet e tij pёrflaknin sipёr me ngjyra tё ndezura qytetin. Nata pa hёnё me atё qiell tё errёt mbushur me yje regëtinte sipёr bregut tё lumit. Nga larg kishin për t’i marrë për motra dhe ai e përfytyronte duke punuar në mbrëmje pranë tyre, aty brenda. Aty pranё rridhte një përrua, i cili derdhej në liqen ku pasqyrohen majat e maleve që ngrihen përreth, si dhe kullat e shkreta të fshatit. E kishin çuar kohën gjashtëqind vjet prapa dhe qeshnin dhe talleshin sa tё mundnin. Sa larg i dukej pranvera, njeriut që fliste çdo çast për tё! Biseda jonë u vërtit si zog, brenda xhamave të kafenesë, gjersa njëri prej nesh e hapi më në fund kafazin dhe ajo fluturoi prapë larg qytetit, në skajin juglindor të Evropës, prej nga kishim ardhur të dy.6 Formoni fjali me fjalёt: matanё, pёrtej, sipёr, nga, duke i pёrdorur si ndajfolje dhe si parafjalё.79
                                
   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85