Page 82 - Demo
P. 82


                                    MORFOLOGJIFjalёt e nёnvizuara janё lokucione ndajfoljore. Me lokucion ndajfoljor kuptojmё njё grup fjalёsh qё kanё lidhje tё qёndrueshme midis tyre dhe, kuptimisht e gramatikisht, janё tё barasvlershme me njё ndajfolje. Lokucionet ndajfoljore nё gjuhёn shqipe formohen: nga përsëritja e tё njёjtit emёr tё lidhur me lidhёzёn e: copё e çikё, ditё e natё, hundё e buzё etj.;nga bashkimi i ndajfoljeve me kuptim antonimik, tё lidhura me e ose me –: lart e poshtё, andej-këndej etj.;nga pёrsёritja e sё njёjtёs ndajfolje, tё lidhura me e ose me –: shpejt e shpejt, mirё e mirё, hollë-hollë, rëndë-rëndë etj.;nga pёrsёritja e njё emri nё formёn e numrit shumёs: dallgё-dallgё, fije-fije, vende-vende etj.;nga bashkimi i njё emri nё rasёn emёrore trajta e shquar + emёr nё rasёn dhanore trajta e shquar: dita-ditёs, hera-herёs etj.;LOKUCIONET NDAJFOLJORE• Lexoni fjalitё dhe vёreni fjalёt me ngjyrë të kuqe. Ç’pjesё ligjërate janё ato?Ishte viti i parë që shkoja në shkollën e qytetit dhe i gëzohesha ditё pёr ditё, sepse zbuloja gjëra që nuk i kisha jetuar mё parё. Nga çasti nё çast pritej hyrja e fituesit tё çmimit tё madh dhe tё gjithё krah pёr krah duartrokisnin tё entuziazmuar. Traditёn e mikpritjes sё mikut, populli ynё e ruan dhe e trashёgon brez pas brezi.Edhe pse po i fliste me tё butё, duke u përpjekur ta mbante veten, e kuptoi qё e kishte tё humbur betejёn me tё.80
                                
   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86