Page 84 - Demo
P. 84
Njerëzit e tij të afërm e dinin, po bënin sikur s’dëgjonin, kur çuçuriste nëpër mustaqet, që i ngriheshin dhe uleshin.Ata që të dy ecnin me ngadalë, ajo mbështetej tek ai, dhe ai e ndalonte hapin duke e llogaritur me të sajin. Janë copëza jete të mbledhura nga përvoja personale, por edhe e miqve të mi. Ata erdhёn , duke sjellё tё dhёnat rreth zhvillimeve mё tё fundit nga salla e parlamentit. U nis kur ende nuk kishte zbardhur mirё dhe nuk e ktheu kokёn pas se zemrёn e kishte .3 Gjeni lokucionet ndajfoljore dhe tregoni si janё formuar ato.Almёs i vinin varg e varg ato kujtime tё hidhura e bёhej dita-ditёs mё e zymtё. Turistёt endeshin poshtё e lart nёpёr rrugёt e qytetit tё lashtё, ku nga çasti nё çast pritej tё mbёrrinin organizatorët e festivalit ballkanik tё kёngёs popullore. Tё mbledhur kokё mё kokё, ata diskutonin rreth fakteve tё reja qё kishin dalё nё dritё dhe ishin diskutuar prej kohёsh. E kujtonte fjalё pёr fjalё gjithçka kishin biseduar vetёm pёr vetёm dhe nuk arrinte tё kuptonte fillin e gjithё asaj bisede. E dalloi pёr sё largu qё ishte hundё e buzё dhe pёrpiqej ta fshihte gjendjen e saj me ndonjё buzёqeshje hera-herёs.4 Formoni fjali me lokucionet ndjfoljore: lart e poshtё, flokё-flokё, kёmbakёmbёs, lara-lara, orё e çast, shpejt e shpejt, degё mё degё, me tё keq, hundё e buzё.5 Gjeni shprehje tё figurshme me lokucione ndajfoljore, shpjegoni kuptimin e tyre dhe përdorini në fjali ato. P.sh.: tym e flakё (u nxeh shumë): U bё tym e flakё sapo mori vesh lajmin pёr transferimin e tij nё qytetin verior. 6 Përshkruani njё gjendje tuajën emocionale, duke përdorur lokucione ndajfoljore.82

