Page 85 - Demo
P. 85
LEKSIKOLOGJIAntonimet janë fjalë me kuptim të kundërt, por që i përkasin të njëjtës pjesë së ligjëratës. Fjala antonim vjen nga greqishtja anti + onyma (kundër + emër, emërtim). Antonimet janë karakteristike për fjalët që shprehin nocione tiparesh, nocione kohore, hapësinore dhe sasiore.Në gjuhën shqipe krijohen më shumë çifte antonimesh me fjalë që shënojnë cilësi (mbiemra dhe ndajfolje), kohë, madhësi, moshë, tipare të karakterit, veprime etj.: i ri - i vjetër, mirë - keq, ngjitem - zbres, fitore - humbje, dritë - errësirë, plak - i ri, i ndershëm - i pandershëm. ANTONIMETAntonimet janë fjalë të ndryshme, me kuptime të kundërta.KujtojmëPjesëzat mohuese nuk dhe s’ nuk përdoren për ndërtimin e antonimeve.Nuk janë antonime fjalë që nuk e kanë kundërshtinë kuptimore të plotë, si: i bardhë - i kuq (ant. i zi); i mirë - jo i mirë (ant. i keq); i drejtë - i padrejtë (antonim morfologjik jo i plotë).Kujdes!Ato mund të grupohen si: antonime leksikore (fjalë që i kundërvihen njëra-tjetrës nga kuptimi: hyj - dal) dhe antonime gramatikore (fjalë, që krahas kundërvënies kuptimore kanë edhe një ngjashmëri të pjesshme në formë: i ditur - i paditur. Kur themi me kuptim “të kundërt”, kemi parasysh kundërvënie të shumë llojeve, si në rastet e mëposhtme.a. Antonime mohuese: njëra fjalë është mohim i tjetrës: burrë - grua, e gjallë - e vdekur etj.b. Antonime të shkallëve të ndryshmeAntonime të plota ndërmjet fjalëve: i rëndë - i lehtë, i vogël - i madh etj.Antonime të një shkalle më të ulët. Këto janë më karakteristike te mbiemrat dhe ndajfoljet. Për shembull, i nxehtë dhe i ngrohtë janë dy antonime të fjalës i ftohtë, por kundërvënia i nxehtë - i ftohtë është më e madhe se ajo ndërmjet fjalëve i ngrohtë - i ftohtë.c. Antonime të ndërsjella: jap - marr, blej - shes etj.83

