Page 86 - Demo
P. 86
Antonimet e gjuhës shqipe përdoren si mjete gjuhësore në dy drejtime:Shërbejnë si mjete shpjeguese e plotësuese në fjalorë të ndryshëm, gjatë procesit të shpjegimit të fjalëve dhe mësimit të gjuhës. Kështu për shembull, për mbiemrin i madh në fjalor, përveç shpjegimit të fjalës, jepet edhe antonimi i tij i vogël, me një shënim të posaçëm (kund. - e kundërta). Nga ana tjetër, njohja e kuptimit të fjalës i madh, del më në pah po ta shohim në kundërvënie me i vogël.Përdoren në ligjërime e stile të ndryshme të gjuhës, veçanërisht në letërsinë artistike, si mjete shprehëse. Me antonimet ndërtohen antitezat që e bëjnë më të fuqishëm ligjërimin.Se të deshte kur s’të deshninse të qante kur të qeshnin,se të veshte kur të çveshninnëno moj, të ra dëshmor.“Syrgjyn vdekur”, F. Noli1 Shkruani antonimet e fjalëve të dhëna dhe shpjegoni se cila është shkalla e kundërvënies kuptimore ndërmjet tyre.i fortë, i lehtë, çohem, i ftohtë, zmadhoj, i ëmbël P.sh.: i fortë - i dobët, i butëShkalla e kundërvënies nëpërmjet kuptimeve të fjalëve:i dobët: karakter i dobët, trup i dobët, ekip i dobët i butë: mot i butë, lepur i butë, tel i butë2 Jepni nga dy antonime për fjalët e dhëna që shënojnë shkallë të ndryshme kundërvënieje.i lodhur, i veshur, i drejtë, i rregullt, i mësuar, i regjistruarP.sh.: i lodhur: i çlodhur, i palodhurUSHTRIMEAtje nisi, atje mbaroi,Atje krisi, atje pushoi,Rrufe-shkab’ e Malësisë,Në një shkëmb të Dragobisë.“Shpella e Dragobisë”, F. Noli84

