Page 87 - Demo
P. 87


                                    3 Në fjalët e urta dhe njësitë frazeologjike, gjeni fjalët antonime dhe tregoni se ç’pjesë ligjërate janë.I miri mbahet mend për mirë, i ligu për të ligë. Fjalë pak e punë shumë.Kali ku bie, aty do të ngrihet.I lirë në miell, i shtrenjtë në krunde.Të fut në pus dhe të nxjerr pa lagur. Më mirë vdekje me nder, sesa ngjallje me turp.Një fytyrë i vinte një fytyrë i shkonte.Shkon duke qeshur, vjen duke qarë.4 Nënvizoni antonimet dhe shpjegoni vlerat e tyre stilistike.Domosdo, kishin edhe dasma, të hyra e të dala, që donin shumë miell për bukë. U gëzua gjithë miqësia, afër e larg. Unë kam ardhur këtu të marr e jo të jap…ata luajnë me ju, ju luani me ta, lodhi e çlodhi. E ëmbël është e bardha rini, e hidhur është e zeza pleqëri. Sepse rinia çan stuhitë me hovin e shpirtit e të krahut, shemb të keqen e larton të mirën, e bën të mundur të pamundurën. (M. Kuteli)5 Gjeni antonimet në fjalitë e mëposhtme dhe përcaktoni nëse janë antonime të plota apo të pjesshme.Gjënë e gjallë e veron lart në mal dhe e dimëron poshtë në Drimonë, ku moti është më i butë. Në hënë të re, ato shfaqen për të mbyllur e për të çelur, për të lidhur e për të zgjidhur, për të mbërthyer e për të zbërthyer. Ç’të keqe mund të na bëjë kjo vashë e nusëruar po e pamartuar, sikur t’i tregojmë fuqinë? Ajo është njeri, ne jemi zana; ajo e dheut ne të qiellit e të dheut; ajo robinjë, ne zotëresha.6 Krijoni çifte sinonimike dhe antonimike me shprehjet e mëposhtme, sipas modelit të dhënë. Shprehja Shprehja sinonimike Shprehja antonimikeE priti me këmbët e para. E priti hundë e buzë. E priti me krahë hapur.Nuk e nxjerr qimen nga qulli. Merrem vesh me dikë.Foli kodra pas bregut. E ruante si sytë e ballit. Punonte shkel e shko. 7 Përshkruani stinën tuaj të preferuar, duke përdorur të paktën pesë çifte antonimike.85
                                
   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91