Page 88 - Demo
P. 88
SINTAKSËKundrinori është gjymtyrë e dytë e fjalisë, sepse varet dhe drejtohet nga një gjymtyrë tjetër. Ai është gjymtyrë e domosdoshme e fjalisë, kur kemi të bëjmë me folje kalimtare, pra me folje që kërkojnë një kundrinor. KUNDRINORI, LLOJET E TIJKundrinori është gjymtyrë e dytë e fjalisë që lidhet drejtpërdrejt me foljen, qoftë kjo e shtjelluar apo e pashtjelluar. Mund të shprehet me emra frymorësh ose sendesh mbi të cilat bie veprimi i kryefjalës, me përemra, si dhe me grup fjalësh. Kundrinori është dy llojesh: i drejtë dhe i zhdrejtë.KujtojmëKundrinori i drejtëKundrinori i drejtë varet nga folja dhe plotëson kuptimin e saj. Folja e drejton atë në rasën kallëzore. U përgjigjet pyetjeve: Kë? Ç’/Çfarë? Cilin/Cilën?KujtojmëFolja që drejton kundrinorin e drejtë, mund të jetë:e shtjelluar: Mora një libër në bibliotekë. (ç’mora? – një libër)e pashtjelluar: U nisa për të marrë një libër në bibliotekë. (për të marrë çfarë? – një libër)Kundrinori i drejtë mund të shprehet me: emër: Fike dritën!grup emëror: Fike atë dritë!përemër: Nuk shoh gjë.ndajfolje të emërzuara: Pse e anashkalon psenë?trajtë të shkurtër të përemrit vetor: Nuk e kujtoj më. • Lexoni fjalitë e mëposhtme.• Cila prej foljeve është kalimtare? A mund t’i shtojmë foljes “dola” një kundrinor? Po foljes “gjej”, a mund t’ia heqim kundrinorin? Argumentoni përgjigjen tuaj.Dola vonë nga shtëpia. Nuk gjeja çelësat.86

