Page 89 - Demo
P. 89


                                    Rimarrja e kundrinorit të drejtë me anë të trajtave të shkurtra përemëroreKundrinori i drejtë mund të rimerret (ose jo) nga një trajtë e shkurtër e përemrit vetor:Nuk e njoh mirë këtë qytet. Nuk i njoh mirë këto qytete. Nuk njoh ndonjë në këtë qytet. Vini re: Vetëm kundrinori mund të rimerret me anë të trajtave të shkurtra përemërore, qoftë ky i shprehur në fjali apo jo: E mbylle derën? E mbylla. Trajtat e shkurtra përemërore qëndrojnë gjithnjë pranë foljes, por mund t’i gjejmë në pozicione të ndryshme:para foljes: Nuk më kujtohet asgjë.pas foljes: Merre shtruar!në mes të foljes: Mbyllini librat!Kundrinori i drejtë, zakonisht vendoset pas foljes nga e cila varet, megjithatë ai ka rend të lirë në fjali, sepse i ruan lidhjet me fjalën drejtuese edhe kur nuk vendoset pranë saj. Ndryshimi i rendit, zakonisht bëhet për arsye stilistikore.Vëreni rendin e kundrinorit të drejtë në fjalinë e mëposhtme:Ata e parkuan makinën në oborr.Makinën, ata e parkuan në oborr.Ata, makinën e parkuan në oborr.Ata e parkuan në oborr makinën.Lexoni me zë të lartë këto fjali. Analizoni intonacionin e tyre dhe jepni gjykimin tuaj lidhur me të.Kundrinori i zhdrejtëKundrinori i zhdrejtë është gjymtyrë e dytë e fjalisë që varet nga folja dhe plotëson kuptimin e saj. Folja e drejton atë në rasën dhanore. U përgjigjet pyetjeve të fjalës drejtuese: Kujt? Cilit? Cilës? Kundrinori i zhdrejtë mund të dalë edhe i shoqëruar me parafjalë.KujtojmëFolja që drejton kundrinorin e zhdrejtë mund të jetë:e shtjelluar: Njerëzve u ishte sosur durimi. (kujt? – njerëzve)e pashtjelluar: Duhet guxim për t’iu afruar këtij mali. (Për t’iu afruar kujt? – këtij mali)Ashtu si kundrinori i drejtë, edhe kundrinori i zhdrejtë është gjymtyrë e rëndësishme në fjali, sepse plotëson kuptimin e foljes drejtuese nga e cila varet.Kundrinori i zhdrejtë mund të shprehet me:emër: U shkrove prindërve?grup emëror: Nuk di t’i përgjigjem kësaj pyetjeje.përemër: Po u drejtohem të gjithëve.ndajfolje të emërzuara: Ai u trembet pseve.trajtë të shkurtër të përemrit vetor: Më thuaj të vërtetën!87
                                
   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93