Page 90 - Demo
P. 90
1 Gjeni kundrinorët e drejtë dhe fjalët e tyre drejtuese.Ata qëndruan një kohë të gjatë në heshtje. Gjenerali vështronte e ndiente përreth jetën e huaj. Papritur e ndjeu veten fare vetëm. Nuk deshi të kujtonte më asgjë. Mezi e kishte pritur këtë ditë pushimi. 2 Gjeni kundrinorët e zhdrejtë dhe fjalët e tyre drejtuese.Më lindi një ide tjetër. U ankohej të gjithëve për klimën e keqe. Nuk u flitet më të rriturve me ti. Hidhua topin shokëve.Kush jua dërgoi këtë letër? Kujt i telefonoi? Ç’më rri ashtu, si i hutuar. Të erdhi një letër nga larg.3 Ktheni foljet e shtjelluara në folje të pashtjelluara dhe vini pranë tyre një kundrinor të drejtë.Lexova një libër me poezi.Kërkuam, por nuk gjetëm gjë.Mos hidhni plehra në tokë!USHTRIMENdryshe nga kundrinori i drejtë, kundrinori i zhdrejtë i shprehur me emër a përemër në rasën dhanore, duhet të rimerret gjithnjë nga një trajtë e shkurtër përemërore, në të kundërt fjalia nuk qëndron. Krahasoni: Asaj i dhuruam një tufë me lule. Asaj dhuruam një tufë me lule.Kur folja merr si kundrinor të drejtë ashtu edhe të zhdrejtë, mund të vëmë re bashkimin e trajtave të shkurtra përemërore, si: ma (më + e), ta (të + e), ia (i + e), jua (ju + e), jua (ju + i), ua (u + e), ua (u + i) etj.: Mos ua hidh fajin të tjerëve. (Kë? atë e - fajin; kujt? atyre u).Në disa raste, foljet nuk kërkojnë një kundrinor, e megjithatë u shtohet një kundrinor i zhdrejtë, i cili realizohet me emra a përemra në rasën dhanore, apo me anë të trajtave të shkurtra përemërore. Ndërtime të tilla, realizohen me anë të së ashtuquajturës dhanore etike: M’u bëfsh 100 vjeç! Ç’më rri ashtu?Në këto fjali, foljet “bëj” dhe “rri” nuk kërkojnë një kundrinor të zhdrejtë, megjithatë, në ndërtime të tilla, kjo realizohet me anë të trajtave të shkurtra dhe kuptimi i fjalisë qëndron.Kundrinori i zhdrejtë mund të dalë edhe i shoqëruar me parafjalë të rasave të ndryshme, si:emërore: Ha nga kjo gjellëkallëzore: Kam menduar gjatë për këtë.rrjedhore: Kjo ide u hodh fillimisht prej nesh.Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë, nuk rimerret nga trajtat e shkurtra përemërore: E kam menduar gjatë këtë punë. Dhe jo: E kam menduar gjatë për këtë punë.Ashtu si kundrinori i drejtë, edhe kundrinori i zhdrejtë ka rend të lirë në fjali. Arsyet e ndryshimit të rendit janë kryesisht stilistikore.Vini re88

