Page 91 - Demo
P. 91


                                    Përse nuk e ftove edhe atë për ditëlindje?4 Ndërtoni fjali me foljet e mëposhtme duke përdorur kundrinorë të zhdrejtë pa parafjalë aty ku është e mundur.dhuroj qetësohem përsëris vrapoj pi 5 Formoni nga një fjali me foljet e mëposhtme. Cilat prej tyre marrin kundrinorë?fle përshëndesvetëtin mbroj nis 6 Rishkruani fjalitë duke shtuar trajtat e shkurtra përemërore.Kjo këngë nuk pëlqen askujt.Çmimin e parë dhanë atyre.Librit mungonin disa fletë.Këto fjalë drejtohen të gjithë të pranishmëve.7 Dalloni ato raste kur kundrinori i drejtë është rimarrë nga trajtat e shkurtra përemërore.Ta zëmë se është kështu. Kjo gjë nuk na bën për të qeshur. Më në fund ia thashë të vërtetën. Mendoje mirë këtë punë. Nuk më kujtohet më. Vendosëm të niseshim nesër. U mblodhëm të gjithë para shkollës.8 Dalloni kundrinorët e zhdrejtë me parafjalë nga rrethanorët.Erdhi me nxitim. Shkruante me laps. Gjethet binin nga era. Shtëpia u ndërtua nga punëtorët. Mendonte vetëm për veten. U kapën për dore. 9 Nga një pjesë gazete apo reviste, vëreni përdorimin e trajtave të shkurtra përemërore dhe analizojini së bashku në klasë. 10 Shkruani një tekst me temë të lirë ku të përdorni të gjithë llojet e kundrinorëve, si dhe rimarrjen e tyre me trajta të shkurtra. Analizojini së bashku në klasë.89
                                
   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95