Page 92 - Demo
P. 92
PROJEKT NORMA DREJTSHKRIMORE DHE ZBATIMI I SAJQëllimi i këtij projekti është që ju:të merrni pjesë ose të përfshiheni në një veprimtari, e cila kurorëzohet me një produkt pune;të mësoni të menaxhoni veprimtarinë;të zbatoni njohuritë teorike në një veprimtari;të kurorëzoni aftësitë vetjake në një produkt hulumtues me dobi teorikeshkencore.Njohuritë kryesore që rimerren:shkrimi i një projekti lëndor;përmbushja e objektivave që realizojnë qëllimin e projektit;integrimi i njohurive në disa fusha të nxëni, si: gjuhë, letërsi, informatikë etj.;prezantimi dhe menaxhimi i projektit, duke reflektuar kompetencat e fituara nga të folurit, të dëgjuarit, të lexuarit, të shkruarit dhe të vëzhguarit.Partnerët:nxënës të grupeve bashkëpunuese;mësues të gjuhës dhe të letërsisë;punonjës të institucioneve shkencore, arkivave, bibliotekave, video-fonotekave të ndryshme.Fazat e projektitFaza I Prezantimi i projektit nga mësuesi/jaNdarja e punës për secilin grupPërcaktimi i anëtarëve për secilin grupLënia e afateve për punën e secilit grup puneFaza II Vëzhgimi i punës së nxënësve në afate të përcaktuaraSugjerime të ndryshme në ndihmë të nxënësveRealizimi i broshurësFaza IIIPrezantimi i broshurësDorëzimi i materialitVlerësimi i nxënësveVeprimtaritë kryesore të projektitNdarja e punës në grupe të vogla nxënësish duke caktuar nga një tematikë.Kërkimi i literaturës, e cila mund të jetë: libra shkollorë, revista, libra artistikë, gazeta etj. PUNË ME PROJEKT90

